10.5 C
Tirana
Saturday, January 10, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimi nga përmbytjet, SIGAL ndër vite pagoi mbi 7 milionë euro

Sigurimi nga përmbytjet, SIGAL ndër vite pagoi mbi 7 milionë euro

Katastrofat natyrore janë rrezik i vazhdueshëm. Shqipëria, edhe në  drejtim të përmbytjeve, është në hartën e kuqe të rrezikut.

Barrën e madhe financiare që qeveria vendos çdo vit për emergjencat, mbi 50 milionë euro sipas Komitetit të Emergjencave Civile, nga të cilat sipas deklarimeve të mbledhjes së sotme nga ministri Malaj mund të shkojnë deri në 15 milionë euro për përmbytjet, do të mund ta lehtësonte një kulturë më e fortë e sigurimeve.

Për një shifër simbolike, 0.04% e shumës së mbulimit, mbi sigurimin e pronës, mund të sigurojë dëmet nga përmbytjet, duke kursyer fonde shtetërore dhe duke garantuar mbrojtje financiare për familjet.

SIGAL Insurance Group ofron këtë sigurim prej kohësh dhe sipas raportit të AMF, gjatë 11 muajve të parë të vitit ka paguar 39.7% të totalit të dëmeve në pronë të paguara nga gjithë tregu, mbi 2 milionë euro, duke treguar fuqinë reale paguese dhe rëndësinë e sigurimit.

Mbi 7 milionë euro janë paguar ndër vite vetëm për dëmet nga përmbytjet.

Kultura e sigurimit është një investim strategjik për të zvogëluar rreziqet financiare dhe për të mbrojtur qytetarët dhe ekonominë kombëtare.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat