14.5 C
Tirana
Tuesday, December 2, 2025
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiSondazhet raportojnë se shqiptarët priren për siguri, por sigurojnë vullnetarisht vetëm 32.27%

Sondazhet raportojnë se shqiptarët priren për siguri, por sigurojnë vullnetarisht vetëm 32.27%

Sipas sondazhit rajonal Securimeter 2025 të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit, që mat preferencat mes lirisë dhe sigurisë në vendet e Ballkanit Perëndimor, viti 2025 shënon diferencime më të thella mes shoqërive dhe një zhvendosje të dukshme të Shqipërisë drejt “sigurisë”, në kontrast me prirjet e shumicës së fqinjëve.

Këto të dhëna, duke patur parasysh lidhjen konceptuale mes sigurisë, nocionit të sigurisë dhe sigurimit nga rreziqet, për momentin, duken të papërputhura.

Teorikisht forcimi i nocionit të sigurisë te shqiptarët do të duhej shoqëruar edhe me më shumë sigurime nga rreziqet, por kjo e dhënë ende nuk duket.

Sondazhi SecuriMeter 2025 u krye midis 30 majit dhe 18 qershorit 2025 dhe përfshiu 6,007 të anketuar në të gjithë Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në nivel rajonal, Ballkani Perëndimor mbetet thuajse i pandryshuar: 53% për lirinë dhe 47% për sigurinë si në 2024 ashtu edhe në 2025. Stabiliteti mesatar fsheh, megjithatë, lëvizje të forta brenda vendeve.

Në Shqipëri, pesha e atyre që vendosin lirinë mbi sigurinë bie ndjeshëm nga 43% (2024) në vetëm 36% (2025), ndërsa siguria rritet nga 57% në 64%. Kjo e bën Shqipërinë vendin me orientimin më të qartë pro sigurisë në 2025 ndër fqinjët e rajonit, duke u larguar edhe nga mesatarja ballkanike.

Paradoksi 

Në praktikë, kjo mund të reflektohet në mbështetje më të madhe për masa të forta sigurie, ligje dhe politika që rrisin kontrollin dhe mbrojtjen.

Po ashtu e dhëna mund të sjellë një perceptim më të madh të qeverisë dhe institucioneve si aktorë për mbrojtjen e qytetarëve.

Në krahasim me fqinjët, Shqipëria tregon një prirje të veçantë drejt sigurisë, ndërsa vendet e tjera të Ballkanit mbeten më të balancuara mes lirisë dhe sigurisë.

Lidhja mes sigurisë dhe sigurimeve është thelbësore dhe funksionon në disa nivele koncepte dhe praktike. Në thelb, sigurimi është një mekanizëm financiar që lehtëson pasojat e pasigurisë. Ky mekanizëm e kthen rrezikun e paparashikueshëm në të menaxhueshëm.

Në mënyrë konceptuale, mund ta shohim kështu: siguria është gjendja që individët dhe shoqëria kërkojnë. Sigurimi, në rrafshin financiar, është mjeti që e materializon këtë gjendje të dëshiruar. Falë sigurimeve rikthimi në gjendjen e mëparshme të përpara dëmit bëhet i mundur.

Sigurimet e shqiptarëve 

32.27% është raporti i sigurimeve vullnetare me totalin sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Kjo nënkupton që vetëm 1/3 e sigurimeve të shqiptarëve janë vullnetare, të nxitura nga predispozita e tyre për më shumë siguri nga risqet.

Afërsisht 68.6 milionë euro sigurime vullnetare paguajnë qytetarët e Republikës së Shqipërisë sipas raportit zyrtar për periudhën janar-tetor 2025, të përpiluar nga AMF.

141.1 milionë euro janë sigurimet e detyrueshme.

Kjo shifër shënon 32.27% të shumës totale të sigurimeve.

48.6% është raporti i sigurimeve vullnetare me ato të detyrueshme. Kjo nënkupton se për çdo dy njësi të investuara si sigurim i detyrueshëm, shqiptarët investojnë vetëm 1 si sigurim vullnetar.

Shqipëria vijon të mbetet vendi i fundit në rajon për sigurime për frymë.

Raporti konceptual i sigurisë ndoshta kërkon kohë të reflektohet edhe në sigurime, por për momentin të dhënat faktike mbështetëse janë të pakta.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat