13.5 C
Tirana
Monday, December 1, 2025
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiAksident me pasojë vdekjen në Rroskovec: Si parashikohet dëmshpërblimi nga siguracionet?

Aksident me pasojë vdekjen në Rroskovec: Si parashikohet dëmshpërblimi nga siguracionet?

Një aksident me pasojë vdekjen i ndodhur së fundmi në Roskovec ka rikthyer në vëmendje mënyrën nëse trajtohen financiarisht pasojat e tilla të rënda apo jo.

Përgjigjja është po!

Sipas kuadrit ligjor dhe rregullave të dëmshpërblimit nga siguracionet në Shqipëri, rasti i vdekjes si pasojë e një aksidenti, si në rastin e Rroskovecit, mund të përfitojë dëmshpërblim.

Sipas ligjit shqiptar, çdo personi që pëson një dëm nga përdorimi i një mjeti transporti, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, i lind e drejta të kërkojë dëmshpërblim për humbjet e pësuara.

Këto dëme, në rast aksidenti me pasojë vdekjen, ndahen në:

Dëme ndaj personit

a) Dëme pasurore, të cilat përfshijnë:

  • Humbjen e të ardhurave për shkak të vdekjes,

  • Dëm pasuror nga dëmtimet e përkohshme apo të përhershme (në rastet kur viktima mbijeton përkohësisht).

b) Dëme jo pasurore, që përfshijnë:

  • Dëmin biologjik,

  • Dëmin moral,

  • Dëmin ekzistencial, i cili lidhet me ndërprerjen e mënyrës së jetesës dhe rrjedhës së jetës së familjarëve të viktimës.

Dokumentet e nevojshme për dëmshpërblimin me pasojë vdekje

Përveç dokumenteve standarde të dëmit, dosjes i bashkëlidhen edhe:

  • Skeda e vdekjes,
  • Certifikata e vdekjes,
  • Akti i përcaktimit të trashëgimtarëve të personit të ndjerë.

Si llogaritet dëmshpërblimi për vdekje?

Rregullorja e dëmshpërblimeve, në zbatim të Ligjit 32/2021, përcakton se në rast vdekjeje, dëmi pasuror llogaritet sikur viktima të kishte pësuar një paaftësi të plotë të përhershme, me një përjashtim:

Nga të ardhurat vjetore zbritet pjesa që i përkiste vetë konsumit të viktimës, e cila ndryshon sipas numrit të anëtarëve në familje.

Formula e llogaritjes është:

Dëmi =(Të ardhurat personale vjetore të viktimës−Koeficienti i të ardhurave për nevojat e personitxTë ardhurat personale vjetore të viktimës)x Koeficienti i shumës së kapitalizuar x Koeficienti i moshës së daljes në pension 

Përveç shumës së përllogaritur me formulë, shtohen edhe shpenzimet e varrimit, të parashikuara në një vlerë fikse prej 300,000 lekësh.

Po ashtu, për familjarët e viktimës përllogaritet edhe dëmi moral dhe ekzistencial

Përllogaritja e dëmit moral me pasojë vdekjen, bëhet si më poshtë:

a) Vlera e dëmit moral për secilin nga familjarët e të ndjerit/ës, prind/fëmijë/bashkëshort,
për vdekjen e të afërmit do të jetë jo më shumë se 220 000 (dyqind e njëzet mijë) lekë;
b) Vlera e dëmit moral për secilin nga familjarët e të ndjerit/ës, vëlla/motër vlera e përfitimit është jo më shumë se 1/2 e shumës që përfiton secili nga familjarët prind/bashkëshort/fëmijë.

Përllogaritja e dëmit ekzistencial me pasojë vdekjen, bëhet si më poshtë:

a) Vlera e dëmit ekzistencial për secilin nga familjarët e të ndjerit/ës,
prind/fëmijë/bashkëshort, për vdekjen e të afërmit do të jetë jo më shumë se 220 000
(dyqind e njëzet mijë) lekë;
b) Vlera e dëmit ekzistencial për secilin nga familjarët e të ndjerit/ës, vëlla/motër vlera e
përfitimit është jo më shumë se 1/2 e shumës që përfiton secili nga familjarët
prind/bashkëshort/fëmijë.

Në rast vdekjeje si pasojë e një aksidenti rrugor, pala e dëmtuar (familjarët ose trashëgimtarët ligjorë të viktimës) gëzojnë të njëjtat të drejta për paraqitjen e kërkesës për dëmshpërblim si në rastet e tjera të dëmit. Ata mund t’i drejtohen siguruesit të mjetit që shkaktoi aksidentin, Byrosë Shqiptare të Sigurimit në rastet e përcaktuara nga ligji

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat