15.5 C
Tirana
Monday, December 1, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAutobusi dëmton çiklisten dhe disa automjete të parkuara: siguracionet që aktivizohen në...

Autobusi dëmton çiklisten dhe disa automjete të parkuara: siguracionet që aktivizohen në të gjitha skenaret

Mbrëmjen e djeshme, pranë zonës së njohur si Pallati me Shigjeta në qytetin e Tiranës, në manovrim e sipër për të shmangur një çikliste, një mjet autobus devijoi nga rruga duke dëmtuar disa automjete të parkuara. Edhe çiklistja, për fatin e mirë jashtë rrezikut për jetën, mori dëmtime trupore.

Çfarë duhet të dini nga siguracionet? 

Sipas ligjit, edhe autobusët kanë detyrimin e sigurimit të përgjegjësisë ndaj palëve të treta.

Në këtë rast, menjëherë aktivizohet siguracioni TPL i autobuzit.

Çdo dëm material dhe jomaterial, shëndetësor, i kalimtares, pasagjerëve të autobusit, apo drejtuesve dhe pasagjerëve të mjeteve të tjera të dëmtuara në vendngjarje, do të mbulohen nga siguracioni i tij duke qenë mjeti i vetëm motorik në lëvizje.

Në SIGAL IG një siguracion i detyruar i autobusit me mbi 15 vende nis nga 58,450 Lekë në vit dhe në raste dëmi, me mbulim deri në 1.5 milionë euro dëme.

Kështu që, ajo që duhet ditur, është se pavarësisht se në vendngjarje ka më shumë se një dëm, dëmtime trupore shëndetësore të vajzës, dëmtime të pronës publike, disa automjete të parkuara të goditura, deri në vlerën e 1.5 milionë eurove është siguracioni TPL i mjetit shkaktar, autobusit, që zhdëmton.

Shëndeti i çiklistes

Edhe në rast se faji për aksidentin e shkaktuar do t’i rëndojë çiklistes, dëmet në shëndetin e saj nga ky aksident do të merreshin përsipër nga kompania siguruese e TPL-së së autobusit.

Po riparimet në autobus? 

Ndërsa, për riparimin e dëmeve të autobusit të tij do të duhej SIGURACIONI KASKO.

Siguracioni KASKO në SIGAL IG, për rreth 1800 euro në vit, mbulon edhe dëmtimet aksidentale nga përplasja me një objekt fiks ose të lëvizshëm, si edhe daljen nga rruga apo përmbysjen e mjetit.

Siguracionet për drejtuesin e autobusit: shëndeti, aksidentet personale ose TPL Plus

Në rast se drejtuesi i mjetit do të kishte një siguracion shëndeti, dëmet në shëndetin e tij nga ky aksident do të merreshin po ashtu përsipër nga kompania siguruese.

Në rast të sigurimit të humbjes së jetës, SIGAL IG ka një produkt enkas për humbjen e jetës së drejtuesit të mjetit.

Kurse në rast dëmtimesh trupore, çdo produkt tjetër i sigurimit të shëndetit në SIGAL e mbulon këtë rast, por më së shumti, më konkretisht, gjegjësi është sigurimi nga aksidentet personale.

Edhe në rast se drejtuesi i mjetit do të gjendet në përdorim alkooli, me një siguracion TPL Plus ai mund të mbulohet deri në 10 milionë Lekë të vjetra dëme në palë të treta, me kushtin që sasia të jetë nën 0.5 mg/L.

Në përfundim, rastet e tilla tregojnë sa thelbësor është roli i sigurimeve në mbrojtjen financiare dhe shëndetësore të qytetarëve. Ekzistenca e sigurimeve të detyrueshme dhe atyre vullnetare si KASKO apo sigurimet shëndetësore siguron trajtim të shpejtë dhe të drejtë për çdo palë të përfshirë. Aksidentet janë të paparashikueshme, por pasojat e tyre mund të menaxhohen shumë më mirë kur mjetet dhe individët janë të siguruar siç duhet.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat