1. Pozitat në treg të Fondit të Pensioneve SIGAL, ose SIGAL Invest, janë garanci e patëdytë. Lidership, vlerë asetesh neto 36 milionë euro, mbi 38.55% të tregut dhe rreth 18 mijë anëtarë që i kanë besuar të ardhmen.
2. Eksperienca 19-vjeçare, Fondi ofron qëndrueshmëri dhe besueshmëri afatgjatë, duke qenë aktor i dorës së parë, lider 19-vjeçar, në tregjet financiare.
3. Familja e madhe, sepse është pjesë e familjes SIGAL Insurance Group, kompanisë më të madhe e më të besuar të sigurimeve në rajon, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.
4.Kontributet e derdhura nga punëmarrësi në Fondin e Pensioneve Vullnetare SIGAL, zbriten nga të ardhurat personale për efekt tatimi mbi të ardhurat.
5. Fitimi i realizuar nga investimi i aseteve të fondit nuk i nënshtrohet tatimit.
6. Shërbimet e ofruara nga Banka për shoqërinë administruese dhe anëtarët e saj, konsiderohen si shërbim financiar dhe si rrjedhojë janë të përjashtuara nga TVSH-ja.
7. Shërbimet e fondit janë të përjashtuara nga TVSH-ja si shërbime financiare, një tjetër avantazh i drejtpërdrejtë.
8. Rritje e fuqishme e kapitalit në afatgjatë. Kursimet tuaja shumëfishohen falë. Nëse kurseni 1000 € në vit për 30 vite. Kontributet tuaja: 30.000. Fitimet nga interesat: 27.000 €. Dilni në pension me 57.000 € dhe garantoni një nivel jetese të qëndrueshëm.
9. Pensioni është i trashëgueshëm. Në rast fatkeqësie, fondi nuk humbet, ai u kalon trashëgimtarëve sipas ligjit.
10. Paprekshmëria nga palët e treta, çfarë të ndodhë me individit apo me proceset e detyrimeve të tij ndaj të tretë, fondi e ruan paprekshmërinë e tij.
11. Siguria e padiskutueshme. Në teori, një depozitë bankare sigurohet nga Agjencia sipas ligjit deri në shumë 2.5 milionë Lekë nëse banka falimenton. Investimet në fond janë shumë të sigurta sepse ato mbikëqyren nga AMF dhe investohen në instrumente financiare shumë të sigurta, shtetërore, siç janë titujt shtetërorë, bonot e thesarit dhe obligacionet. Në rastin e një mundësie minimale teorike që një Fond falimenton, sipas ligjit të falimentit, admistrimin e tij e merr shteti dhe caktohet administrator shtetëror, që me t’u maturuar investimet, që gjithsesi janë në instrumente shtetërore të sigurta, likujdon secilin nga klientët në masën 100% dhe asgjë nuk humbet.




