Të paktën 11 persona humbën jetën dhe 2 të tjerë u plagosën në Yunnan të Kinës, pasi një tren me pajisje monitorimi sizmik u përplas me një grup punëtorësh që ndodheshin pa leje në shina.
Autoritetet hekurudhore aktivizuan menjëherë planin e emergjencës, bashkëpunuan me strukturat lokale të shpëtimit dhe nisën hetimin për shkaqet e ngjarjes.
Kjo tragjedi na shtyn të ngremë pyetje se po të ndodhte një situatë e tillë në Shqipëri, cilët lloj siguracionesh do të duhet të njohin qytetarët?
Duhet mbajtur parasysh se edhe pse Shqipëria nuk po jeton ditët më të mira të transportit hekurudhor.
Vendi renditet larg 100-shes së parë botërore të mbulimit me transport të sipërfaqes dhe për cilësi të transportit hekurudhor, ku ky i fundit thuajse është inekzistent dhe akoma i parregulluar, tre janë siguracionet që sot mund të gjenin zbatim në tregun vendas:
Cilët siguracione aktivizohen për të mbrojtur jetën, përgjegjësinë dhe pasurinë në aksidente hekurudhore të kësaj natyre?
Së pari, sigurimi i udhëtarit (aksident personal)
Ky siguracion garanton kompensim për vdekje, invaliditet apo dëmtime fizike që i ndodhin udhëtarit gjatë udhëtimit me tren.
Së dyti, sigurimi i aksidenteve në punë
Ky siguracion dëmshpërblen teorikisht punonjësit hekurudhorë, aq të paktë sa janë, për aksidente gjatë kryerjes së detyrës, duke mbuluar vdekje, dëmtime dhe trajtim mjekësor.
Së gjashti, sigurimi i mallit gjatë transportit (Cargo Insurance), jashtë Shqipërisë
Ky siguracion mbron mallrat e ngarkuara ndaj dëmtimit, humbjes ose prishjes gjatë aksidentit hekurudhor edhe kur ato janë duke u transportuar nëpër botë.
Këto do të ishin siguracionet që do të ulnin pasojat financiare të ngjarjeve të rënda dhe që do të siguronin mbrojtje të menjëhershme për njerëzit dhe bizneset e prekura.
Sa më mirë të kuptohen këto mekanizma, aq më i fortë dhe i mbrojtur bëhet gjithë zinxhiri i transportit hekurudhor.
Kur ky i fundit, me avancimin e projekteve infrastrukturore të procesit integrues në BE të shtohet dhe modernizohet, pasi edhe të rregullohet më mirë me legjislacion, të tjera siguracione do të hyjnë në përdorim.