6.5 C
Tirana
Sunday, January 11, 2026
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiSigurimet që nevojiten si çadër e padepërtueshme në rast se reshjet "çmenden"...

Sigurimet që nevojiten si çadër e padepërtueshme në rast se reshjet “çmenden” si në Azinë e Largët

33 persona kanë humbur jetën dhe mbi 130 mijë janë zhvendosur nga përmbytjet historike që kanë goditur Tajlandën, ku dhjetë provinca në jug janë pushtuar nga ujërat dhe qyteti Hat Yai ka shënuar reshjet më të mëdha në 300 vjet.

Situata është kritike në gjithë rajonin e Azisë Juglindore: në Vietnam janë regjistruar 98 viktima brenda një jave, ndërsa në Malajzi mbi 19,000 njerëz janë detyruar të braktisin shtëpitë, teksa shirat sezonalë kanë sjellë përmbytje të pazakonta për dekada.

Si mund të ndërtohet një PORTOFOL ÇADËR, I PADEPËRTUESHËM nga përmbytjet dhe rreziqet që sjellin ato?

RREZIQET E ÇMENDJES SË RESHJEVE

Pasojat e reshjeve masive dhe përmbytjeve janë të shumta dhe prekin nivele të ndryshme të jetës dhe infrastrukturës:

Humbje njerëzore, zhvendosje dhe shpërngulje, shkatërrim i infrastrukturës, dëme ekonomike në financat private, rrezik për shëndetin, ndikim psikologjik dhe social, ndikim mjedisor.

ÇADRA anti-përmbytje? 

Sigurimi i banesës dhe i biznesit nga përmbytjet, me zë risqesh të veçanta për përmbytjen dhe rrëshqitjen e dherave (SIGAL IG i ofron të dyja këto lloj sigurimesh, me një përqindje të caktuar të mbulimit limit si prim)

Sigurimi i automjeteve, KASKO, garanton edhe zhdëmtimin e dëmeve që përmbytjet mund të shkaktojnë në automjetin tuaj. KASKO është shumë i nevojshëm edhe për dëmet që mund të pësoni gjatë procesit evakues.

Sigurimi i jetës dhe shëndetit, mund të ofrojë kompensim në rast lëndimesh apo humbje jete si pasojë e fatkeqësive natyrore.

Sigurimi i bujqësisë dhe blegtorisë, i cili mbulon dëmet e kulturave, bagëtive dhe prodhimeve bujqësore nga përmbytjet dhe shirat e mëdhenj.

Sigurimi i ndërprerjes së biznesit, i cili kompenson humbjet e të ardhurave gjatë periudhave kur aktiviteti ndalet për shkak të përmbytjeve.

Në përgjithësi, një portofol i mirë sigurimesh mund të ndihmojë familjet dhe bizneset të përballojnë pasojat financiare të reshjeve masive dhe të përmirësojnë rikuperimin pas katastrofave.

Për fatin e mirë, në Shqipëri, me kostot minimale dhe me mbulimin maksimal, të gjitha këto sigurime mund t’i gjeni në SIGAL INSURANCE Group.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat