12.5 C
Tirana
Wednesday, November 26, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAMF organizon tryezë diskutimi për përafrimin me Kornizën Ligjore të BE-së

AMF organizon tryezë diskutimi për përafrimin me Kornizën Ligjore të BE-së

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare organizoi një tryezë diskutimi dyditore, mbi Vlerësimin e Ndikimit të Politikave për obligacionet e mbuluara, me synim përgatitjen e bazës ligjore në përputhje me standardet dhe praktikat e Bashkimit Evropian. Aktiviteti, i mbështetur nga GIZ në kuadër të projekti SANECA II, mblodhi përfaqësues të institucioneve publike, aktorëve të tregut dhe ekspertë ndërkombëtarë.

Në fjalën hapëse, Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive, znj. Mimoza Kaçi, në cilësinë e kryenegociatores së Kapitullit 9 “Shërbimet Financiare”, theksoi se obligacionet e mbuluara përfaqësojnë instrumente financiare të sigurta dhe të qëndrueshme, me potencial për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe krijimin e mundësive të reja në investime.

Futja e këtij produkti në tregun shqiptar përballet me sfida jo të vogla si menaxhimi i risqeve që lidhen me teknologjinë, sigurinë kibernetike dhe digjitalizimin, si dhe forcimi i kapaciteteve profesionale të tregut dhe vetë institucioneve rregullatore.

Më tej, znj. Kaçi theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional me qëllim hartimin e një kuadri ligjor të konsoliduar dhe gjithëpërfshirës që të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm të tregut financiar jo-bankar në vend.

Gjatë tryezës, pjesëmarrësit u njohën me përvojat e vendeve të BE-së në krijimin dhe funksionimin e tregut të obligacioneve të mbuluara, modelet mbikëqyrëse dhe kërkesat e raportimit të këtij instrumenti.

Ky aktivitet përfaqëson një hap të mëtejshëm në avancimin e tregut financiar dhe mbështet objektivat e AMF-së për forcimin e kuadrit rregullator dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat