12.5 C
Tirana
Wednesday, November 26, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqipëria në fokus të rezistencës rajonale ndaj fatkeqësive natyrore: Shoqata e Siguruesve...

Shqipëria në fokus të rezistencës rajonale ndaj fatkeqësive natyrore: Shoqata e Siguruesve merr pjesë në takimin e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, e përfaqësuar nga sekretarja e Përgjithshme Mimoza Hajdarmataj, mori pjesë në takimin e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal të Europës Juglindore (RCC), zhvilluar më 19 nëntor 2025 në Athinë.

Forumi mblodhi përfaqësues të SEECP, organizata ndërkombëtare dhe ekspertë të riskut, të cilët trajtuan domosdoshmërinë e sigurimeve të përballueshme dhe të qëndrueshme për qytetarët.

Në këtë takim u vu në dukje se vetëm 12–13% e familjeve shqiptare janë të siguruara ndaj fatkeqësive natyrore, ndërsa në Ballkanin Perëndimor ky raport mbetet 1 në 10 familje, një tregues që e bën forcimin e qëndrueshmërisë financiare prioritet strategjik për vendet e rajonit.

Takimin e hapi Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i RCC, Umut Ergezer, i cili theksoi nevojën për bashkëpunim të koordinuar midis vendeve të Europës Juglindore.

Ai nënvizoi se rrjeti rajonal përbën një platformë të rëndësishme për shkëmbim ekspertize dhe për krijimin e mekanizmave të përbashkët që ulin kostot e mbulimit ndaj rreziqeve natyrore.

Gjatë punimeve, RCC prezantoi mandatin dhe Programin e Punës së Rrjetit, ndërsa diskutimet u përqendruan në trendet globale të riskut, analizën e të dhënave, vlerësimin e kostove dhe potencialin e partneriteteve publik-privat për të rritur reziliencën ndaj katastrofave.

Rrjeti do të vijojë me një studim rajonal fizibiliteti për zgjidhjet e sigurimit të fatkeqësive, si dhe me zhvillimin e programeve të reja për forcimin e mbrojtjes financiare në rajon. Takimi i ardhshëm i Këshillit Rajonal pritet të mbahet në vitin 2026.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat