18.5 C
Tirana
Friday, October 10, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKASKO, MINIKASKO dhe AUTOSOS në SIGAL si garanci shtesë për bizneset e...

KASKO, MINIKASKO dhe AUTOSOS në SIGAL si garanci shtesë për bizneset e suksesshme

Gjatë tetë muajve të parë të këtij viti, SIGAL INSURANCE GROUP ka paguar 765,495,000 lekë, afërsisht 7.7 milionë euro dëmshpërblime për sigurimet motorike, duke konfirmuar pozicionin e saj si kompania më e madhe dhe më e besueshme në tregun shqiptar të sigurimeve.

Nga këto, 2.8 milionë euro janë paguar për dëme me siguracionin KASKO, MINIKASKO dhe AUTOSOS.

Këto tre produkte të SIGURIMIT, në të cilat SIGAL Insurance Group ruan primatin në besnikëri, korrektesë dhe përgjejgjshmëri, nuk janë vetëm një ndihmë e madhe për drejtuesin e mjetit në vetvete, por edhe për bizneset që operojnë me mjete motorike.

Në një treg që po zgjerohet me shpejtësi, produktet Minikasko, Kasko dhe Autosos po shndërrohen në një mundësi të artë për investitorët dhe bizneset që operojnë në fushën e makinave me qira.

Me bumin turistik të Shqipërisë, edhe biznesi i qiradhënies së automjeteve po përjeton periudhën më të lulëzuar të viteve të fundit.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, vetëm vitin e kaluar u regjistruan mbi 100 mijë mjete të reja, një pjesë e madhe e të cilave i përket pikërisht flotave të makinave me qira.

Në këtë kontekst, sigurimi i automjeteve bëhet mburojë e investimit: dëmet në mjet janë dëme në kapital, që ndikojnë drejtpërdrejt në vijueshmërinë e aktivitetit.

Minikasko SIGAL ofron mbulim për dëmet që ndodhin në rrugë automobilistike edhe kur drejtuesi është fajtor, duke siguruar rikthimin e menjëhershëm në aktivitet.

Ndërsa Kasko SIGAL garanton një mbulim më të plotë dhe të zgjeruar të çdo rreziku, përfshirë dëmtimet jashtë rrugës, fatkeqësitë natyrore apo vandalizmin.

Dy partnerët e ngushtë SIGAL, Rentout dhe Rent From Locals, liderë në tregun e qiradhënies së makinave në Shqipëri, janë dëshmi konkrete e besueshmërisë dhe efikasitetit të këtyre produkteve sigurimi.

Me një seriozitet të pankorrueshëm, gjendshmëri të pashembullt, SIGAL u gjendet pranë klientëve të vetë që të rikuperojnë dëmet në kohë rekord e të vijojnë normalitetin e biznesit të tyre.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat