8.5 C
Tirana
Sunday, November 23, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTërmeti i 21 shtatorit, alarmi për nevojën siguruese të pronës

Tërmeti i 21 shtatorit, alarmi për nevojën siguruese të pronës

Shqipëria është ndër vendet më të rrezikuara nga tërmetet në rajon. Ngjarjet e vitit 2019 treguan qartë këtë fakt: më 21 shtator një tërmet 5.8 ballë goditi Tiranën e Durrësin, ndërsa dy muaj më vonë një tjetër 6.4 ballë solli 51 viktima, mbi 3,000 të plagosur dhe dëme të mëdha ekonomike. Dhjetëra mijëra familje mbetën pa strehë dhe pasojat financiare u vlerësuan në 7.5% të PBB-së, duke treguar se paralajmërimet nuk ishin shfrytëzuar siç duhet.

Në këtë situatë, sigurimi i pronës tregoi rolin e tij. Janë raportuar mbi 6,200 dëme me vlerë 40 milionë euro dhe 93% e tyre u shlyen brenda vitit të parë. Megjithatë, shifrat flasin për një mbulim të ulët: vetëm 13% e primeve jo-jetë lidhen me sigurimin e pronës, ndërsa qytetarët paguajnë mesatarisht 8 euro në vit për mbrojtjen nga katastrofat. Kjo tregon se ndërgjegjësimi për sigurimin është ende shumë i mangët.

Shteti dhe donatorët mobilizuan fonde të mëdha për rindërtim, por përvoja vërtetoi se asnjë fond publik nuk mjafton vetëm. Sigurimi privat është mburoja më e shpejtë dhe efikase ndaj fatkeqësive.

SIGAL INSURANCE GROUP

100 m2 apartament në Tiranë, i siguruar me një prim prej vetëm 13,650 Lekë në vit, përfiton deri në 7,500,000 Lekë dëmshpërblim për ndërtesën dhe 1,600,000 Lekë për pajisjet, në total 9,100,000 Lekë dëmshpërblim në rast se zjarri, tërmeti, përmbytjet apo eksplozioni e dëmtojnë këtë banesë.

Jashtë Tiranës, primet përllogariten me çmime edhe më të ulëta.  Në Delvinë, fjala vjen, për 100m 2 apartament, me 8,000 Lekë në vit mund të sigurohet banesa nga zjarri, përmbyjtet, eksplozioni dhe tërmeti, edhe menjëherë në rast dëmi, sapo dorëzohet i plotë dokumentacioni i dëmit, në kohë rekord, pas vlerësimit të dëmit, i siguruari do të përfitojë deri në 5,380,000 Lekë dëmshpërblim.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat