Nëse lajmi i keq i një sëmundjeje të keqe, tumor malinj apo beninj në kokë, troket në dorën tuaj, për t’Jua lehtësuar sadopak vështirësinë, të paktën financiarisht SIGAL mund t’Ju ndihmojë.
Duke paguar 7 deri në 10 euro në muaj për person, për sigurimin Jetë Plus me Cash, në varësi të llojit të KONTRATËS,
Familja e prekur mund të dëmshpërblehet me pagesë të menjëhershme, të plotë: 10 mijë, 20 mijë, 30 mijë, 40 mijë apo 50 mijë euro.
Shpenzojini vetë si të mendoni se është më e mira në interes të shëndetit tuaj.
Nëse e keqja ndodh, misioni ynë përkujdesës është të përpiqemi ta bëjmë më të lehtë përballimin e saj.
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM
Për të përfituar nga siguracioni antitumoral në SIGAL, hapi i parë që duhet të ndërmerrni është njoftimi i menjëhershëm i kompanisë së sigurimit dhe dorëzimi i këtyre dokumenteve mjekësore:
- Vizitë dhe konfirmim të diagnozës nga mjeku i familjes.
- Analiza gjaku dhe fenotipi për sëmundjet e gjakut.
- Rezultatet e markuesve tumoralë.
- Konsultat me specialiste (Onkolog, Neurokirurg, Imazherist etj.).
- Rezultatet e ekzaminimeve imazherike (CT, MRI, Echo, Mamografi, Echo gjiri/abdominale etj.).
- Rezultati i biopsisë së materialit.
Dorëzimi i plotë i këtyre dokumenteve siguron shqyrtim dhe trajtim të menjëhershëm sipas përfitimeve të policës.