Përballë një sezoni turistik gjithnjë e më dinamik, sigurimi i hoteleve dhe strukturave akomoduese bëhet jo vetëm domosdoshmëri ligjore, por një strategji kyçe për mbijetesë dhe sukses.
Me rritjen e numrit të turistëve dhe investimeve në sektorin e shërbimeve, rritet edhe nevoja për mbrojtje ndaj rreziqeve të përditshme si dëmtime të klientëve, aksidente të stafit apo fatkeqësi natyrore.
SIGAL ofron tre produkte thelbësore për hotelerinë: sigurimin e përgjegjësisë publike, sigurimin e pronës dhe aseteve, dhe sigurimin e stafit nga aksidentet, me kosto minimale dhe përfitime të mëdha.
Këto produkte jo vetëm mbrojnë investimin, por forcojnë besimin e klientëve, të stafit dhe reputacionin, peshën dhe vlerën e markës.
Në këtë artikull duam të ndalemi te sigurimi i pronës.
Një nga shembujt më domethënës të fuqisë së sigurimit është rasti i një hoteli i cili, në fillim të këtij muaj, pas një zjarri aksidental, falë sigurimit të pronës në SIGAL, arriti të rikuperonte dëmin financiar.
Rikuperimi ndodhi në kohë rekord, brenda 30 ditësh nga ngjarja ia doli të rikthehej në punë pa humbur klientët e pikut të sezonit.
Dëmi? Rreth 20 mijë euro.
Një zjarr nga sistemi elektrik shkaktoi dëme të shumta materiale. Një dhomë, zona e tualetit dhe paradhoma e deri te holli e shkallët e tij. Të gjitha të shkrumbuara.
Sot pjesa e dëmtuar e hotelit pret rezervime dhe askush nuk kupton se më parë aty mbretëronin flakët e zjarrit aksidental.
Garancia e këtij suksesi rimëkëmbjeje?
Hoteli ishte siguruar në SIGAL. Pak ditë pas verifikimit u krye pagesa e shumës së dëmit.
Kostoja e sipërmarrësit? 0. Vetëm primi i sigurimit.
Dëmet e shkaktuara nga zjarri i mori përsipër siguruesi, SIGAL.
Ky shembull konkret tregon qartë se sigurimi nuk është vetëm një shpenzim, por një garanci për vazhdimësinë dhe rritjen e qëndrueshme në një sektor që kërkon gjithnjë standarde më të larta dhe qëndrueshmëri ndaj çdo rreziku të mundshëm.
SI ISHTE PAS DËMIT:
SI U BË:
Duke telefonuar në 0800 31 31 në çdo kohë, për të ditur më shumë mbi produktet! Duke shkruar nëpërmjet Whatsapp: 0686062829. Duke u paraqitur në pikën më të afërt të SIGAL. Kështu mund të sigurohet hoteli!