20.5 C
Tirana
Friday, July 18, 2025
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiPreken sigurimet shëndetësore të amerikanëve me nismën e fundit të Presidentit Tramp

Preken sigurimet shëndetësore të amerikanëve me nismën e fundit të Presidentit Tramp

Presidenti Donald Trump nënshkroi më 4 korrik ligjin e tij “big and beatuful bill”, duke bërë ndryshime në sigurimin shëndetësor për miliona amerikanë.

Amerikanët që paten një plan sigurimi shëndetësor nga tregu (i quajtur ndryshe Obamacare ose Akti për Kujdes të Përballueshëm – ACA), do të duhet të llogarisin se çmimi i tyre mujor mund të rritet.

FOX2 analizonte pesë ndryshimet e pritshme:

  1. çmimet mujore mund të rriten më shumë,
  2. duhet të regjistrohen sërish për marrje kredie,
  3. regjistrimi mund të kufijëzohet vetëm për amerikanët me të ardhurat e ulëta,
  4. disa emigrantë mund të humbin përfitimet e tyre
  5. kthimi i përfitimeve do të vështirësohet.

Për lexuesin shqipfolës të Sigurime.Online po i sjellim pikë për pike këto ndryshime:

  1. Primet mund të rriten shumë

Më së pari, po sqarojmë se deri më tani, në sistemin amerikan funksiononte ajo që njihej si premium tax credits. Fjalë për fjalë përkthehet kredia tatimore për prime, ky mekanizëm nuk është vërtetë një kredi apo hua, nuk është ndihmë sociale, është thjesht një ulje që vjen nga sistemi tatimor për të të ndihmuar të kesh sigurim. Kështu që nga tani e në vijim do t’i referohemi si PTC. PTC është një ndihmë financiare nga shteti që të ndihmon të paguash sigurimin shëndetësor. Në vend që të paguash çmimin e plotë çdo muaj, shteti paguan një pjesë për ty. Kjo ndihmë jepet si kredi tatimore, por ti e merr menjëherë, çdo muaj, si ulje të çmimit të sigurimit dhe jo huaja klasike. Ndaj nuk do t’i referohemi si kredi, por PTC.

PTC-të ndihmojnë njerëzit të paguajnë më lehtë sigurimin nga tregu. Që nga viti 2021, këto përfitime janë shtuar dhe janë dhënë për më shumë njerëz. Në shtetet që përdorin HealthCare.gov, këto kredite e kanë ulur çmimin e sigurimit me rreth 624 dollarë në vitin 2024 (sipas vlerësimit të organizatës KFF). Me ligjin e ri, këto PTC do të përfundojnë pas vitit 2025. Nga viti 2026, PTC-të do të jenë më të vogla dhe çmimet mujore do të rriten. Kongresi nuk e zgjati mekanizmin ekzistues.

Nëse PTC-të përfundojnë, të gjithë njerëzit me sigurim nga tregu do të paguajnë më shumë. Çmimet mujore mund të rriten me 25% deri në 100%, sipas nivelit të të ardhurave (sipas organizatës Commonwealth Fund). Nëse kreditë përfundojnë, rreth 4.2 milionë njerëz do të mbeten pa sigurim deri në vitin 2034 (sipas Zyrës Jo-partiake të Buxhetit në Kongres).

  1. Regjistrim çdo vit për të marrë kreditet

Deri më tani, njerëzit me sigurim nga tregu, sipas mekanizmit të vjetër, regjistroheshin automatikisht çdo vit.

Edhe PTC dhe ndihmat për pagesa mbeteshin në sistem. Për vitin 2025, rreth 11 milionë persona janë regjistruar automatikisht. Kjo është rreth 44% e të gjithë anëtarëve. Sipas ligjit të ri, nga viti 2028, PTC dhe ndihmat nuk do të kalojnë automatikisht nga një vit në tjetrin. Të dhënat e qytetarëve duhet të të rivërtetohen çdo vit. Nëse nuk ndodh, çmimet mujore dhe shpenzimet do të rriten me qindra dollarë në muaj.

  1. Regjistrimi do të kufizohet vetëm për njerëzit me të ardhura të ulëta

Sot, nëse të ardhurat e qytetarëve amerikanë janë 150% ose më pak nga niveli i varfërisë federale, ata mund të regjistrohen gjatë gjithë vitit. Qytetarët me këtë kriter merrin të ashtuquajturën premium tax credits dhe ndihmë për pagesa. Me ligjin e ri, nëse regjistroheni gjatë kësaj periudhe të veçantë për të ardhura të ulëta, nuk do të merrni as kredi, as ndihma për pagesa. Ndryshimi hyn në fuqi në vitin 2026.

  1. Disa emigrantë do të humbin premium tax credits-et

Aktualisht, emigrantët që janë ligjërisht të pranishëm mund të blejnë sigurim nga tregu dhe të marrin PTC. Me ligjin e ri, vetëm disa grupe emigrantësh do të marrin sigurim dhe ndihma:

  • Banorët e përhershëm (me green card).
  • Disa emigrantë nga Kuba dhe Haiti.
  • Ata që mbulohen nga marrëveshjet COFA.

Të tjerët nuk do të kualifikohen më, edhe nëse janë ligjërisht në SHBA. Këtu përfshihen refugjatët, azilkërkuesit dhe personat me status të mbrojtur përkohësisht. Kjo nis nga viti 2027.

  1. Kthimi i PTC-ve do të jetë më i rrezikshëm

Deri më tani funksiononte që premium tax credits-et mund të merreshin paraprakisht për të paguar sigurimin. Shuma bazohet në të ardhurat e parashikuara. Nëse të ardhurat reale janë më të larta se sa keni parashikuar, duhet të ktheni një pjesë të PTC tek IRS. Shuma që kthehet ka një kufi. Për shembull, nëse keni më pak se 200% të nivelit të varfërisë, nuk paguani më shumë se 375 dollarë për vitin 2024 (sipas IRS). Me ligjin e ri, nuk ka më kufi për kthimin e PTC-ve. Edhe ata me të ardhura të ulëta duhet të kthejnë të gjithë shumën, nga viti 2026.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat