29.5 C
Tirana
Friday, July 18, 2025
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiFlorida tërheq 2.1 miliardë dollarë nga fondi i risigurimit

Florida tërheq 2.1 miliardë dollarë nga fondi i risigurimit

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, ka firmosur një ligj që tërheq 2.1 miliardë dollarë nga një fond shtetëror i ngritur në vitin 2022 për të ndihmuar siguruesit e pronave me mbulim të dytë (ri-sigurim) kundër dëmeve nga uraganet.

Ligji (HB 5013), i cili u miratua njëzëri nga të dyja dhomat e legjislaturës, kthen këto fonde në arkën e shtetit, ku mund të përdoren për qëllime të tjera ose të ruhen si kursime.

Në vitin 2022, nëpërmjet dy sesioneve të posaçme, ligjvënësit krijuan dy programe të financuara me 3 miliardë dollarë nga buxheti i përgjithshëm, me synimin për të garantuar që siguruesit e pronave të kishin akses në ri-sigurim në rast stuhish të mëdha.

Ri-sigurimi është një shtyllë kyçe për sistemin e sigurimeve në Florida dhe ndikon drejtpërdrejt në primet që paguajnë familjet dhe bizneset.

Në qershor 2022, u krijua programi RAP (Reinsurance to Assist Policyholders), me 2 miliardë dollarë të vëna në dispozicion të siguruesve pa kosto shtesë, pasi ata të kishin paguar një pjesë të humbjeve.

Ky program mbulonte stuhitë për një periudhë dyvjeçare.

Por sipas analizave të fundit, nevoja reale nga ky fond pritet të jetë vetëm rreth 900 milionë dollarë, duke i lënë të tepërta 1.1 miliardë dollarë.

Pjesa më e madhe e këtyre fondeve është përdorur për të mbuluar humbjet nga Uragani Ian, që goditi Floridën Jugperëndimore në shtator 2022.

Deri në fund të vitit 2024, siguruesit kishin marrë 740.6 milionë dollarë nga programi për dëmet e shkaktuara nga Ian.

Kostot totale për këtë stuhi nuk pritet të kalojnë 860 milionë dollarë.

Një tjetër program u krijua në dhjetor 2022, Florida Optional Reinsurance Assistance, me 1 miliard dollarë për sezonin e uraganeve të vitit 2023.

Pesë kompani sigurimi morën pjesë, por Uragani Idalia nuk shkaktoi dëme të mjaftueshme që të justifikonin pagesa nga ky program. Të gjitha kompanitë anuluan kontratat e tyre dhe fondi u kthye në buxhetin e shtetit.

Me këto zhvillime, në total 2.1 miliardë dollarë që nuk u përdorën, tani janë rikthyer për t’u përdorur në politika të tjera shtetërore.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat