24.5 C
Tirana
Monday, June 30, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar - maj...

Zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar – maj 2025

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për janar – maj 2025 kapën vlerën 10,075 milionë lekë, ose 7.60% më shumë se në janar – maj  2024.

Gjatë periudhës janar – maj  2025, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 609,763 me një rritje prej 9.29% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 90.58% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 9.38% dhe risigurimi me 0.041% .

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 40.02% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 59.98% të totalit të tregut.

Gjatë periudhës janar – maj 2025, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 3,304 milionë lekë, ose 5.59% më pak se në janar – maj 2024.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për janar – maj 2025 kapën vlerën 2,504 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 2.22% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-maj 2025 arritën rreth 6,043 milionë lekë, ose 13.03% më shumë se në janar – maj 2024.

Produkti MTPL e brendshme, në janar – maj 2025, pati një rritje prej 12.73 % të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 6.29% krahasuar me janar – maj 2024.

Produkti Karton Jeshil në janar – maj 2025 pati një rritje prej 15.75% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 15.32% krahasuar me janar – maj 2024.
Produkti Sigurim Kufitar, në janar – maj 2025, pati një rritje 6.94% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me janar – maj 2024 dhe numri i kontratave u  rrit me 5.35%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë janar – maj 2025 arritën rreth 4,033 milionë lekë, 0.37 % më shumë se janar – maj 2024. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 9.88% krahasuar me janar – maj 2024.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-maj 2025, patën një ulje me 2.65% kundrejt janar – maj 2024.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë janar – maj 2025 siguruan mbi 1,613 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 69.57%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 19.37% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë janar – maj 2025, vihet re një ulje prej 8.42% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 9.39% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me janar – maj 2024.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë janar – maj  2025, arritën në rreth 577 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 5.38% në krahasim me janar – maj 2024.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë janar – maj 2025, arritën rreth 945 milionë lekë, ose 11.61 % më shumë se janar – maj 2024..

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar – maj 2025 u ulen me 5.59% krahasuar me janar -maj 2024. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 2,504 milionë lekë, apo 75.79% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat