28.5 C
Tirana
Wednesday, August 13, 2025
spot_img
Faqe KryesoreKryesorePo shkrijnë akujt, përmbytjet do të normalizohen

Po shkrijnë akujt, përmbytjet do të normalizohen

Në maj 2025, Groenlanda përjetoi një valë të nxehti që shkaktoi shkrirjen e shtresës së akullit 17 herë më shpejt se mesatarja historike për atë periudhë.

Burimi i këtyre të dhënave ishte raporti zyrtar nga rrjeti shkencor World Weather Attribution (WWA).

Rajoni arktik po ngrohet katër herë më shpejt se pjesa tjetër e botës dhe vala e fundit e të nxehtit e ndikuar nga ndryshimet klimatike rezultoi në temperatura rekord në Islandë dhe Groenlandë.

Këto temperatura janë me pasoja të mëdha për rritjen e nivelit të detit, infrastrukturën dhe komunitetet indigjene që varen nga akulli për jetesën e tyre.

Sipas shkencëtarëve, këto ngjarje ekstreme, dikur të rralla, tani mund të ndodhin çdo 100 vjet, duke përkeqësuar rreziqet për përmbytje dhe dëmtim të rrugëve dhe ndërtesave të ndërtuara për kushte të ftohta.

Përveç dëmeve fizike, pasojat përfshijnë çrregullime në mjedis dhe shëndetësi, për shkak të shkrirjes së akullit të përhershëm që çliron ndotës në natyrë dhe mungesës së infrastrukturës bazë në zonat rurale.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat