Shah-boksi është një sport që bashkon dy disiplina shumë të ndryshme: shahun dhe boksin. Në këtë sport, garuesit përzjejnë ciklikisht raunde shahu me raunde boksi. Fituesi shpallet nëse bën mat në shah ose nokauton kundërshtarin në ring. I kapuri mat në shah mund të shpëtojë vetëm nëse në ciklin pasues në ring hedh me nokaut kundërshtarin.
Ndeshjet zakonisht fillojnë me një raund shahu dhe më pas vazhdojnë me një raund boksi, dhe kështu me radhë. Çdo raund shahu zgjat katër minuta, ndërsa ai i boksit tre minuta. Sporti kërkon aftësi të jashtëzakonshme mendore dhe fizike, pasi një goditje në kokë mund të ndikojë në përqendrimin në shah.
Shah-boksi është shpikur në vitin 2003 në Berlin nga një artist holandez, me emrin Jepe Rubing (Iepe Rubingh). Në Britani, ai u zhvillua më tej nga një grup i veçantë që nisi ndeshjet e veta. Sot, Londra është kthyer në qendrën kryesore të këtij sporti në Mbretërinë e Bashkuar. Aty ndodhet edhe Klubi i Boksit në Islington, ku shah-boksierët stërviten rregullisht.
Stërvitja përfshin ushtrime fizike dhe raunde shahu për të përgatitur garuesit për sfidën e dyfishtë. Boksierëve u stërvit durimin dhe të menduarit strategjik. “Nërdave” të shahut u rrit forcën fizike. Sportistët sjellin një version fantastik të burrit të fortë dhe njëherësh të matur e strategjik. Rreth 200 shah-boksierë të rregullt ushtrohen në Britani, sipas organizatorëve të sportit.
Britania ishte vendi i parë që krijoi një sistem vlerësimi për shah-boksierët, i ngjashëm me rripat në artet marciale. Popullariteti i sportit është rritur falë rritjes së interesit për shahun online dhe serialit “The Queen’s Gambit”, sidomos gjatë periudhës së Kovidit.