Miliona mbajtës të policave të sigurimit të shtëpive, në Britani të Madhe, janë nën rrezikun e zhvlerësimit të tyre. Këtë vit, 7.2 milionë klientë kanë marrë rekomandime nga kompanitë siguruese për ndërhyrjet mirëmbajtëse në funksion të vlefshmërisë së policave të tyre të sigurimit. Kjo ka ndodhur sepse policat e tyre të sigurimit rrezikojnë të kalojnë në gjendje pavlefshmërie për shkak të moskryerjes së punimeve mirëmbajtëse ose parandaluese.
Ky rrezik lidhet me legjislacionin britanik, ku kompania e sigurimeve e shtrëngon blerësin e policës, kur apartamenti apo prona e tij paraqet risk të lartë, të kryejë ndërhyrje të emergjencës në mirëmbajtje të pronës.
Shqipëria
Në Shqipëri një formë e tillë shtrënguese nuk ekziston. Ata që duan të sigurojnë pronën dhe biznesin duhet të mbajnë mirë parasysh diçka: formula më e sigurt për ta mbrojtur pronën është kombinimi i masave të rrepta parandaluese me blerjen e policës së sigurimit të pronës.
Masat parandaluese janë ekskluzivitet i pronarit. Një blerës i zgjuar i policës së sigurimit do të kërkonte edhe opinionin e kompanisë së sigurimit në marrjen e masave parandaluese. Nga ana tjetër, një kompani sigurimi që kërkon të minimizojë dëmet, duhet t’i nxisë klientët të parandalojnë, para dhe pas marrjes në sigurim.
Dobësia në masat parandaluese, edhe në kontratat shqiptare të sigurimit, mund t’i rëndojë kërkuesit si vlerë e primit që duhet të paguajë, si çmim police, e cila në rastin e pronave dhe bizneseve nuk e ka një tavan të sipërm.
Ndonjëherë primi i vlerësuar mund të dalë aq i shtrenjtë sa të rezultojë dekurajues. Nga ana tjetër, në teori mund të përbëjë në vetvete kriter përjashtues nga marrja në sigurim.
Shumë kompani nuk janë ende të vetëdijshme se mund të përfitojnë nga një politikë sigurimi më e mirë nëse kanë ndërmarrë masa të forta për parandalimin e zjarrit, dëmeve nga tërmeti apo edhe përmbytjet. Për shumë sigurues, bizneset që kanë investuar në masa të tilla parandalimi paraqesin një lloj garancie, e cila mund të shtyjë për tarifa më të ulëta sigurimi.
Siguruesit e shohin këtë si një hap të rëndësishëm për të rritur mundësitë e një mbulueshmërie më të sigurt dhe më të qëndrueshme.
Masat parandaluese, anti-zjarr
Investimi në sisteme të avancuara të alarmit për zjarr, mbajtja e pajisjeve elektrike në gjendje të sigurt, trajnimi i stafit dhe krijimi i një plani evakuimi janë disa nga hapat që mund të ndihmojnë në parandalimin e zjarrit.
Masat parandaluese të lidhura me sigurimet e dëmeve nga tërmeti.
Ndërtimet dhe përforcimet antisizmike, planet e evakuimit të zjarrit, fiksimi i pajisjeve të rënda dhe i rafteve që mund të bëhen burim dëmtimi njerëzor në rast tërmeti, sistem alarmi dhe sistem komunikimi emergjent në rast bllokimesh si edhe mbajtja e një kiti emergjence mund të përbënte një paketë masash në rastet e tërmetit.
Masat parandaluese të lidhura me sigurimet e dëmeve nga përmbytjet
Për mbrojtjen ndaj përmbytjeve, bizneset duhet të parashikojnë vendosjen e barrikadave dhe barrierave ujore për të ndaluar depërtimin e ujit në ambientet e brendshme, si dhe të instalojnë pompa emergjente për evakuimin e shpejtë të tij. Dokumentet dhe pajisjet e ndjeshme duhet të zhvendosen në zona më të larta, ndërsa infrastruktura elektrike dhe IT duhet të sigurohet përmes ngritjes së prizave mbi nivelin e përmbytjes.
SIGAL ju fton të siguroni pronën dhe njëherësh parandaloni
Në të gjitha rastet, është jetike që biznesi të ketë një plan të menaxhimit të rrezikut, të kombinuar me sigurime, trajnime të stafit, dhe auditime të rregullta teknike dhe të sigurisë.
Bizneset që investojnë në masa parandaluese te kompanitë apo pronat e tyre, rrisin sigurinë dhe qëndrueshmërinë e kompanisë së tyre dhe shtojnë mundësitë për të përfituar sigurimin më të mirë, më të plotë dhe me tarifat më të ulëta.
Kombinimi i masave parandaluese me sigurimin më të mirë, është garancia e rikthimit në kohë rekord në aktivitet pas dëmtimit.
SIGAL, lider në tregun shqiptar të sigurimeve, është një nga kompanitë që inkurajon dhe shpërblen klientët që ndërmarrin masa parandaluese për mbrojtjen e pronës. Me një gamë të gjerë produktesh që ofrojnë siguri reale ndaj zjarrit, përmbytjeve dhe tërmeteve, SIGAL jo vetëm që ju mbron pasurinë, por ju ndihmon edhe të ndërtoni një strategji të qëndrueshme sigurie për të ardhmen.
Zgjidhni partnerin që kujdeset për pronën tuaj po aq sa ju vetë!
Siguro pronën, ul riskun, mbrojtja fillon nga ti, garancia vjen nga SIGAL
Telefono në 0800 31 31 në çdo kohë, për të ditur më shumë mbi produktet!
Shkruaj nëpërmjet Whatsapp: 0686062829
Porosite paketën që të duhet online në sigal.com.al