23.5 C
Tirana
Tuesday, April 29, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGjigantët ndotës përballë shkencës, 28 trilionë dëme

Gjigantët ndotës përballë shkencës, 28 trilionë dëme

Një studim i ri i publikuar nga Dartmouth College vlerëson se korporatat më të mëdha të botës kanë shkaktuar rreth 28 trilionë dollarë dëme klimatike.

Një hap i parë metodologjik dhe shkencor është hedhur kësisoj për mbajtjen e tyre përgjegjëse në terma të dëmit ekonomik.

Nga 111 kompani të analizuara, më shumë se gjysma e dëmeve vijnë nga 10 ofrues të mëdhenj të karburanteve fosile.

Ndër to listohen Saudi Aramco, Gazprom, Chevron, ExxonMobil, BP dhe Shell.

Shuma e dëmeve të përllogaritura është sa i gjithë prodhimi i mallrave dhe shërbimeve në SHBA gjatë një viti.

Studiuesit përdorën mijëra simulime kompjuterike për të llogaritur ndikimin e ndotjes nga secila kompani në temperaturën mesatare të Tokës.

Ata përllogaritën edhe ndikimin ekonomik të valëve të të nxehtit ekstrem.

Gjetjet treguan se vetëm ndotja nga “Chevron” ka rritur temperaturën globale me 0.045 gradë Fahrenheit.

Autorët e studimit theksojnë se është shkencërisht e mundur të gjurmohet lidhja direkte mes ndotjes së një kompanie dhe dëmeve klimatike.

Së shpejti kompanitë e mëdha ndotëse do të jenë jo vetëm shkencërisht, por edhe ligjërisht të zhveshura nga mohimet e mirëstrukturuara.

Megjithëse deri tani asnjë padi klimatike ndaj ndotësve të mëdhenj nuk ka qenë e suksesshme, shkencëtarët besojnë se provat gjithnjë e më të forta mund ta ndryshojnë këtë realitet.

Ekspertët, si Majkëll Man dhe Friderik Oto, vlerësojnë metodologjinë e përdorur dhe theksojnë se shifrat e dëmeve mund të jenë madje shumë më të larta nga sa parashikimet aktuale.

Ata lanë të kuptohen se janë përllogaritur zërat më të ulët, për shkak të kompleksitetit të ndryshimeve klimatike.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat