Xprimm, portali i specializuar në tregjet e sigurimeve, njofton se HOK osiguranje d.d., realizoi një fitim neto prej 3.52 milionë eurosh në fundin e vitit 2024.
Kompani, e pranishme në tregun e sigurimeve në Kroaci që nga viti 2001, ka rritur fitimin me 58.76% më shumë krahasuar me një vit më parë.
Raportin financiar e ka publikuar në faqen e saj vetë kompania.
Prej aty citon Osiguranje.hr dhe mandej Xprimm.
Totali i primeve të mbledhura nga kompania në vitin 2024 arriti në 52.55 milionë euro.
Kjo shumë përfaqëson një rritje prej 14.88%.
Sipas raportit vjetor të publikuar, në bazë të primeve të mbledhura, HOK osiguranje renditet në vendin e 10-të në tregun e sigurimeve.
Një vit më parë ishte në vendin e 11-të.
Pjesa e tregut u rrit nga 2.61% në 2.73%.
Në segmentin e sigurimeve jo-jetë, i cili është baza e aktivitetit të HOK osiguranje, pjesa e tregut u rrit nga 3.20% në 3.31%.
Kjo rritje i mundësoi kompanisë të ruajë vendin e 9-të mes siguruesve të këtij segmenti.
Pjesa më e madhe e portofolit të kompanisë, në bazë të primeve bruto të shkruara për vitin 2024, i përket sigurimit të përgjegjësisë për automjetet – 44.83%. Në vitin 2023 kishte qenë 43.89% e tregut.
Mandej ndiqet nga sigurimet e tjera për automjetet – 27.44%, që në vitin 2023 kishin qenë 26.56%.
Zëri i sigurimit nga zjarri dhe sigurimet e tjera të pronës shënon po ashtu rritje. 15.29% një vit më parë, 16.16 % këtë vit.