23.5 C
Tirana
Tuesday, April 29, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeARMENI: bie në 79% norma e humbjes në fund të tremujorit të...

ARMENI: bie në 79% norma e humbjes në fund të tremujorit të parë

Norma e humbjes për sigurimin MTPL, motor third-party liability, në tregun armen të sigurimeve ka ardhur në rënie, që nga fillimi i vitit 2025.

Në fund të tremujorit të parë arriti në 79%, në rënie krahasuar me 86% një vit më parë.

Burim i këtyre të dhënave ishte Byroja Armene e Siguruesve të Automjeteve.

Kjo rënie e normës së humbjes gjatë periudhës së raportimit u vu re në kombinimin e një sërë faktorësh.

Së pari, një rritje vjetore më e shpejtë e numrit të kontratave aktive nga 0.01% në 5.1%.

Së dyti, përmirësim i dinamikës së primeve bruto të shkruara, GWP, nga një rënie prej 0.7% një vit më parë në një rritje prej 13.7% për sa i takonte këtij viti.

Së treti, një ngadalësim i ndjeshëm i rritjes së dëmeve të paguara nga 30.7% në 4.3%.

Sipas Byrosë, numri i automjeteve me policë MTPL është rritur pak nga viti në vit – me 2.1%, ndërsa një vit më parë kjo rritje ishte 8%.

Nga ana tjetër, pjesa e policave elektronike në totalin e kontratave MTPL është rritur nga 33% në 36% gjatë një viti.

Rezultatet e tremujorit të parë 2025 tregojnë se primet bruto të shkruara të mbledhura nga kontratat aktive e kapërcyen shumën prej 7.8 miliardë dramëve armene.

7.8 miliardë dramë armenë konvertohen në rreth 20 milionë dollarë.

Dëmet e paguara arritën në 5.7 miliardë dramë, rreth 14.4 milionë dollarë.

Byroja thekson se kompania Armenia Insurance ka numrin më të madh të automjeteve të mbuluara me polici MTPL – 133,934 njësi, me një normë humbjeje që u rrit në 88%.

75% kishte qenë një vit më parë, si norma më e lartë e humbjes MTPL mes kompanive të sigurimeve gjatë kësaj periudhe.

Në vendin e dytë për numrin e automjeteve të mbuluara renditet LIGA Insurance me 128,453 njësi, ndërsa norma e humbjes për këtë kompani ra në 75%.

96% kishte qenë një vit më parë.

Shuma më e madhe e primeve të shkruara bruto nga kontratat aktive MTPL është gjeneruar nga Armenia Insurance dhe Nairi Insurance – respektivisht 1.8 dhe 1.6 miliardë dramë armene. Kjo shumë ishte 22-20% e totalit.

Kompanitë janë gjithashtu liderë në segmentin e dëmeve të paguara, secila me nga 1.2 miliardë dramë, 21% e totalit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat