18.5 C
Tirana
Tuesday, April 29, 2025
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiAllianz: Dhuna politike dhe trazirat civile rrezikojnë bizneset në 2025

Allianz: Dhuna politike dhe trazirat civile rrezikojnë bizneset në 2025

Sipas raportit të ri të Allianz Commercial “Political Violence and Civil Unrest Trends 2025”, mbi 50% e kompanive në botë i shohin trazirat civile si shqetësimin kryesor.

Kjo tregon se incidentet po rriten dhe zgjasin më shumë. Rreziqet politike dhe dhuna janë renditur si ndër 10 rreziqet më të mëdha globale për të gjitha kompanitë.

Që nga viti 2017, përveç trazirave në Ballkan dhe Turqi, janë shënuar mbi 800 protesta të mëdha kundër qeverive në më shumë se 150 vende.Vetëm në vitin 2024 janë regjistruar mbi 160 ngjarje, ku 18% e tyre kanë zgjatur më shumë se tre muaj.

Pas “vitit të super-zgjedhjeve” në 2024, priten ndryshime politike dhe vështirësi ekonomike që mund të nxisin më shumë protesta.

Allianz-i paralajmëron edhe për shqetësimin në rritje të bizneseve ndaj sulmeve terroriste nga ekstremistët fetarë dhe politikë, si nga e djathta ashtu edhe nga e majta.

Sipas Srdjan Todorovic, drejtues në Allianz Commercial, dhuna politike mbetet një rrezik kryesor.

Ai thotë se politika po dominohet nga populizmi, ndarja dhe fajësimi. Ndërkohë, gjeopolitika ndikohet nga nacionalizmi dhe ndryshimi i rendit botëror. Ekonomia përkeqësohet nga keqmenaxhimi, korrupsioni dhe pabarazia në rritje.

Dhunat politike rrezikojnë sigurinë e punonjësve dhe klientëve. Ato shkaktojnë gjithashtu ndërprerje të operacioneve dhe dëme në pasuri.

Në 2025, stabiliteti global pritet të dobësohet edhe më shumë për shkak të konflikteve, trazirave gjeopolitike dhe pasigurive ekonomike. Ekspertët e Allianz-it paralajmërojnë se dhuna politike dhe trazirat civile mund të ndikojnë ndjeshëm bizneset. Raporti thekson se kompanitë duhet të qëndrojnë vigjilente ndaj këtyre rreziqeve.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat