8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeÇfarë janë antioksidantët dhe pse shërbejnë?

Çfarë janë antioksidantët dhe pse shërbejnë?

Antioksidantët kundërveprojnë ndaj proceseve oksiduese të radikaleve të lira të cilat për fat të keq, janë të pashmangshme. Radikalet e lira shkaktohen nga ndotja, pesticidet, plastika, madje dhe vetë trupi ynë.

Nëse kanë rrugë të lirë në trup, ato përhapen dhe shkaktojnë sëmundje si artriti, problemet me shikimin, probleme me zemrën, Alzhaimer, Parkinson dhe të gjitha llojet e kancerit. Përveçse parandalojnë sëmundjet, antioksidantët ju ndihmojnë të ndiheni të rinj dhe energjik

Më poshtë do t’ju njohim me ushqimet më të shëndetshme antioksidante.

1. Fasulet e vogla të kuqe të thata (meksikane)– janë në majë të listës së ushqimeve më të pasura me antioksidantë. Ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe janë të varfra në kalori. Gjithashtu ato të japin ndjesinë e ngopjes dhe janë një burim i mirë proteinash për ata që s’hanë mishin.

2. Boronicat e egra– kanë një përqëndrim të lartë të pigmentit që u jep atyre ngjyrën blu të thellë dhe që quhet ‘anthocyanin’, një antioksidant vërtet i fuqishëm. Ky antioksidant së bashku me flavonoidet e gjendura tek boronicat balancojnë prezencën e radikaleve të lira të cilat shkaktojnë dëmtim qelizor. Ato luftojnë inflamacionin.

3. Fasulet e kuqe të thata– përsëri fasulet! Janë një zgjedhje e përkryer, pasi përmbajnë fibra dhe folate, të njohura gjithashtu si vitamina B9 dhe të dyja së bashku sigurojnë një shëndet të mirë kardiovaskular. Fibrat ndihmojnë në pastrimin e traktit tretës nga papastërtitë dhe kolesteroli. Gjithashtu përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj insulnës dhe largojnë simptomat që lidhen me shqetësimet kronike për shkak të moshës.

4. Fasulet me lara– ashtu si dhe llojet e tjera të fasuleve, ato janë një burim i mirë fibrash, të cilat përmirësojnë tretjen dhe shëndetin kardiovaskular. Janë gjithashtu një burim i mirë i ‘molybdenum’ i cili parandalon zhvillimin e ‘nitrosamines’, shkaktare të kancerit. Fasulet me lara janë gjithashtu një burim i mirë i proteinave, folateve, vitaminave B1 dhe B6.

5. Boronicat e kultivuara– ashtu si boronicat e egra, edhe boronciat e kultivuara kanë shumë vlera ushqyese. Edhe pse kanë më pak pigment blu, ato renditen të 5-at në këtë listë.

6. Boronicat e kuqe– të pasura me vitaminë C, një antioksidant i fuqishëm dhe vitaminë E, një antioksidant i shpërbeshem në yndyra, këto cilësi i bëjnë boronicat e kuqe të renditen në top-listën e ushqimeve të pasura me antioksidantë. Marinarët i merrnin ato me vete për të shmangur shqetësimet dhe për të qenë të shëndetshëm në udhëtimet e largëta. Boronicat e kuqe përmbajnë gjithashtu proanthocyanidinis të cilat parandalojnë infeskionet e traktit urinar dhe promovojnë shëndetin oral duke parandaluar shkatërrimin.

7. Manaferrat– ashtu si boronicat, edhe manaferrat përmbajnë anthocyaninis, pigment që u jep atyre ngjyrën e errët. Një tjetër antioksidant prezent tek manaferrat është ‘ellagic acid’, i njohur për vetitë e tij antikancerogjene dhe mbrojtëse ndaj rrezeve UV. Përmbajnë gjithashtu vitaminë C dhe acide fenolike.

8. Kumbullat– përveçse ju ndihmojnë shumë me tretjen, kumbullat ju mbrojnë nga sëmundje si kanceri. Kjo për shkak të fitonutrientëve si acidi nechlorgenic dhe acidi chlorgoenic. Kumbullat gjithashtu parandalojnë humbjen e kockave për shkak të përberjeve fenoike dhe flavonoike. Të pasura me beta karoten dhe kalium, ju i keni siguruar vetes një qarkullim të mirë të gjakut dhe reduktoni humbjen kockore.

9. Mjedrat– ashtu si pjesa më e madhe ushqimeve të pasura me antioksidantë në këtë listë, mjedrat përmbajnë vitaminë C e cila mbron sistemin imunitar. Ashtu si frutat e tjera të pyllit, mjedrat përmbajnë gjithashtu anthocyaninis dhe fenole të cilat neturalizojnë radikalet e lira dhe parandalojnë plakjen e parakoshme. Janë një agjent anti-kancerogjen pasi shkatërrojnë qelizat që shkaktojnë kancer.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat