10.5 C
Tirana
Thursday, January 30, 2025
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSIGAL, Lider në Sigurimet Motorike për 12-Mujorin 2024

SIGAL, Lider në Sigurimet Motorike për 12-Mujorin 2024

Sigurimi motorik nuk është thjesht një detyrim ligjor, por një domosdoshmëri për të pasur siguri financiare dhe mbështetje në momentet më të vështira.

Një aksident apo dëmtim mund të ndodhë në çdo kohë, dhe pikërisht në ato momente, ajo që ka më shumë rëndësi është të kesh një sigurim të besueshëm që të ofron zgjidhje të shpejtë dhe efektive.

Për vite me radhë, SIGAL ka qenë zgjedhja e parë e shqiptarëve kur bëhet fjalë për sigurimet motorike.

Dhe këtë e konfirmojnë edhe të dhënat më të fundit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), sipas të cilave SIGAL UNIQA mban vendin e parë në tregun e sigurimeve motorike për 12-mujorin 2024, duke zotëruar 20.91% të tregut.

Por dominimi i SIGAL nuk ndalet vetëm tek numri i policave të shitura. Kompania kryeson gjithashtu edhe në vlerën e dëmeve të paguara, duke shlyer plot 1.4 miliard lekë gjatë vitit 2024. Ky fakt konfirmon angazhimin e saj për t’iu përgjigjur klientëve në mënyrën më të shpejtë dhe më transparente.

Pse SIGAL mbetet lider në treg?

Lider në sigurimet motorike prej vitesh, SIGAL ofron një gamë të gjerë shërbimesh dhe benefitesh që e diferencojnë nga konkurrenca:

🔹 Produktet më inovative në treg, të përshtatura për çdo nevojë të klientëve
🔹 Respektim i çdo kontrate sipas ligjit, duke garantuar mbrojtje maksimale për të siguruarit
🔹 Lider në pagesat e drejtpërdrejta të dëmeve, duke shmangur burokracitë dhe vonesat
🔹 Blerje online e çdo produkti dhe shërbimi, për një proces të lehtë dhe të shpejtë
🔹 Ofertat e herëpashershme, që mundësojnë sigurim për të gjitha buxhetet
🔹 Shërbim i shpejtë dhe i përkushtuar për çdo klient

Me një përvojë mbi çerekshekulli në tregun shqiptar, SIGAL mbetet kompania më e madhe dhe më e besueshme në fushën e sigurimeve, duke sjellë standarde evropiane dhe shërbime të cilësisë së lartë për çdo qytetar.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat