0.5 C
Tirana
Sunday, December 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreÇfarë tregon tensioni i lartë te personat nën 40-vjeç

Çfarë tregon tensioni i lartë te personat nën 40-vjeç

Dy studime të reja të publikuara këtë vit kanë arritur në përfundimin se njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut përpara moshës 40 vjeçare, janë ndjeshëm më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës dhe ishemia.

Studimi i parë, është kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shkencëtarët analizuan të dhënat e 4,800 personave dhe zbuluan se tensioni i lartë përpara të dyzetave e trefishon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe ishemisë në 20 vitet e ardhshme.

Studimi i dytë ekzaminoi të dhënat e 2.5 milionë njerëzve në Korenë E Jugut. Ekzaminimi i të dhënave u krye përgjatë 10 viteve

Shkencëtarët arritën në një konkluzion të ngjashëm.

Sipas tyre, gratë e prekura nga tensioni përpara të dyzetave ishin 76% më të rrezikuara nga ishemia dhe sëmundjet e zemrës.

Për burrat, rreziku ishte 85% më i lartë.

Shkencëtarët thanë se rritja e tensionit përpara kësaj moshe nxit atakun në zemër.

Tensioni i lartë i gjakut aktivizon disa mekanizma të dëmshëm për zemrën, thanë ata.

Krahas tensionit, sëmundjet e zemrës nxiten edhe nga disa faktorë rreziku. Këtu përfshihet: mbipesha, kolesteroli i lartë, niveli i lartë i sheqerit dhe duhanpirja.

Të gjitha këto ngurtësojnë enët e gjakut dhe nxisin bllokimin e tyre duke i çelur rrugën atakut dhe sëmundjeve të tjera kardiovaskulare.

Nisur nga të dhënat më sipër, rekomandohet një kujdes i vazhdueshëm në kontrollin e tensionit, ndjekjen e këshillave të mjekut si dhe një rregjim i duhur ushqimor.

Cilat janë vlerat ideale të tensionit të gjakut

Njësia matëse e tensionit të gjakut është mmHg.
Tensioni matet me dy shifra.

Shifra e parë tregon tensionin sistolik ose pikën më të lartë të presionit ndaj zemrës.

Shifra e dytë tregon tensionin diastolik ose pikën më të ulët të presionit. Kjo tregon kur zemra qetësohet mes çdo rrahjeje. Në këtë hapësirë, zemra mbushet me gjak dhe ushqehet me oksigjen.

– Nëse matësi i tensionit tregon vlerat 90/60 mmHg (pra 9 me 6 sic thuhet zakonisht) ose më pak, atëherë tensioni i gjakut konsiderohet i ulët.

– Nëse matësi tregon vlerat midis 90/60 dhe 120/80 atëherë tensioni i gjakut është i shëndetshëm dhe në nivel ideal.

– Nëse matësi tregon vlerat midis 120/80 dhe 140/90 atëherë tensioni i gjakut është pak më i lartë se mesatarja.

– Nëse matësi tregon vlerat mbi 140/90 atëherë tensioni i gjakut është i lartë dhe klasifikohet si hipertension.

– Nëse vlerat e të dy njësive arrijnë mbi 180 dhe 110 atëherë duhet duhet të shkoni menjëherë te mjeku.

LEXO EDHEPse ‘check up’-et janë të rëndësishme për shëndetin? Çfarë ofron SIGAL UNIQA

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat