8.5 C
Tirana
Sunday, December 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSTATISTIKAT e një vendi në luftë/ Rritje dyshifrore e tregut rus të...

STATISTIKAT e një vendi në luftë/ Rritje dyshifrore e tregut rus të sigurimeve, primet u rritën me 46%, dëmet e paguara me 35%

Sipas rezultateve të tremujorit të tretë 2024, tregu i sigurimeve në Rusi, vend në luftë prej më shumë se 3 vjetësh, u rrit me 46.20% në 3-mujorin e tretë 2024, duke arritur në 2.40 trilionë rubla (23.26 miliardë euro).

Investimet dhe segmentet e sigurimit të jetës ishin një shtytës i fuqishëm i tregut të sigurimeve, të cilat u rritën në nivele rekord, sipas një rishikimi të treguesve kryesorë të performancës së siguruesve të publikuar nga Banka Qendrore.

Në sigurimet e jo-jetës, rritja u sigurua kryesisht nga sigurimet shëndetësore vullnetare, sigurimet e automjeteve dhe sigurimet e korporatave.

Njëkohësisht, rënie e dukshme e primeve është shënuar në sigurimin e jetës së kredisë, sigurimin nga aksidentet dhe sëmundjet nëpërmjet kanalit bankar. Kjo për shkak të kalimit në skemat kolektive të sigurimit.

Rritja e sigurimit motorik u mbështet nga rritja e shitjeve të makinave të reja.

Ndërkohë, totali i dëmeve të paguara të siguruesve u rrit me 35.16%, duke arritur në 1.02 trilion rubla (9.91 miliardë euro), raporton Xprimm.

Sipas pasqyrave të kontabilitetit, kapitali total i siguruesve në fund të shtatorit 2024 tejkaloi 1.5 trilion rubla, rezervat e sigurimit arritën në 4 trilionë rubla, kryesisht falë rezervave të sigurimit të jetës.

Totali i aktiveve të siguruesve në tremujorin e tretë të 2024 u rrit në 6.1 trilionë rubla.

Numri i kompanive të sigurimit në treg u rrit në 134 në tremujorin e tretë të 2024 dhe pesha e 20 të parëve në PBB-në totale ishte 89.4%.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat