Ditën e diel u bë publik lajmi se një 17-vjeçare nga Durrësi ndërroi jetë nga meningjiti bakterial.
Për këtë çështje foli në A2 CNN mjekja shqiptare që punon në Gjermani, Aurora Dollenberg.
Mjekja foli për meningjitin dhe vaksinën, e cila sipas saj, duke të bëhet patjetër nga fëmijët.
“Kur prekemi nga meningjiti përmes baktereve, meningokokëve, në pjesën më të madhe të rasteve ka komplikacione të rëndë. As antibiotikët nuk janë të efektshëm, jo më kot bëhet vaksina kundër meningokokëve, e cila është e detyrueshme. Kjo është një vaksinë speciale sepse shumë fëmijë reagojnë edhe me efekte anësore edhe të dobësimit të imunitetit. 20% të prindërve janë skeptikë për realizimin e këtyre vaksinave edhe në Gjermani.
Meningokoku si të gjitha bakteret e tjera mund të merret ne ambientin e jashtëm. Plagët sipërfaqësore të lëkurës bëjnë që këto baktere të hyjnë në trupin tonë në nivele të larta. Rritja e këtyre baktereve në gjak bën që situata imunologjike të përkeqësohet.