Botërori “SHBA-Meksikë-Kanada 2026” merr formë ditën e sotme sa i përket kombëtareve europiane, ku në Zyrih të Zvicrës, goglat vendosën fatin e shumë Kombëtareve, përfshirë dhe Shqipërinë.
Kombëtarja shqiptare do të jetë në grupin e kualifikuesve të Botërorit me Serbinë, Anglinë, Letoninë dhe Andorrën.
Shqipëria u përball me Serbinë edhe në kualifikueset e Europianit 2016, që u mbyll me kualifikimin historik të kuqezinjëve në turneun e Francës.
Nga ana tjetër, “Dardanët” e Kosovës janë në Grupin B ku do të kenë përballë Zvicrën e Granit Xhakës.
GRUPET
Grupi A: Fituesi i Gjermani-Itali, Sllovakia, Irlanda e Veriut, Luksemburgu.
Grubi B: Zvicër, Suedia, Slloveni, Kosova.
Grupi C: Humbësja e Portugali-Danimarkë, Greqia, Skocia,
Grupi D: Fituesi i Francë-Kroaci, Ukraina, Islanda, Azerbajxhan.
Grupi E: Fituesja e Spanjë-Holandë, Turqia, Gjeorgji, Bullgaria.
Grupi F: Fituesja e Portugali-Danimarkë, Hungari, Irlanda,
Grupi G: Humbësja e Spanjë-Holandë, Polonia, Finlanda, Lituania, Malta.
Grupi H: Austria, Rumania, Bosnja, Qipro, San Marino.
Grupi I: Humbëshja e Gjermani-Itali, Norvegji, Izrael, Moldavia.
Grupi J: Belgjika, Uellsi, Maqedonia e Veriut, Kazakistan, Lihtenshtejn.
Grupi K: Anglia, Serbia, Shqipëria, Letonia, Andorra.
Grupi L: Humbësja e Francë-Kroaci, Çeki, Mali i Zi, Gjibraltar.