13.5 C
Tirana
Thursday, December 12, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTragjedi në sportin shqiptar/ Pësoi infarkt në stërvitje, ndahet nga jeta 22-vjeçari

Tragjedi në sportin shqiptar/ Pësoi infarkt në stërvitje, ndahet nga jeta 22-vjeçari

Futbolli shqiptar në zi.

Erjon Morina, sulmuesi 22-vjeçari skuadrës së Vushtrisë në Kosovë u nda nga jeta në spital.

Ish-futbollisti pësoi goditje në zemër në muajin tetor, teksa po stërvitej me ekipin e tij. Prej atij momenti, familjarët, shokët e skuadrës, klubi, tifozët dhe opinioni ishin në ankth për gjendjen e Morinës.

Futbollisti qëndroi për afro dy muaj i shtruar në spital, por nuk arriti të fitonte ndeshjen më të rëndësishme dhe të mbijetonte.

Ai e nisi karrierën tek akademia e Prishtinës, për t’u transferuar në Zvicër. Në rikthimin në Kosovë, Erjoni luajti me Besën e Pejës, Drenicë, 2 Korrikun, Llapin, Malishevën, Ulpianën dhe së fundmi me Vushtrinë.

LEXO EDHE“Po katërfishohen”/ Rritja e sëmundjeve të zemrës po shoqërohet edhe me rritje të hemoragjive cerebrale

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat