8.5 C
Tirana
Thursday, December 12, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Copernicus" e konfirmon: Viti 2024, më i nxehti në histori

“Copernicus” e konfirmon: Viti 2024, më i nxehti në histori

Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike “Copernicus” ka konfirmuar se viti 2024 është më i nxehti në histori.

Sipas tyre, një periudhë e jashtëzakonshme nxehtësie ka rritur temperaturat mesatare globale gjatë periudhës janar-nëntor, saqë ky vit është i sigurt për të kaluar 2023-n si viti më i nxehtë deri tani.

“Copernicus” përdor miliarda matjesh nga satelitët, anijet, avionët dhe stacionet e motit për të ndihmuar në llogaritjet dhe ndryshimet e klimës përgjatë viteve.

Regjistrimet e tij nisin që nga viti 1940, por burime të tjera të të dhënave klimatike – si bërthamat e akullit, rrathët e pemëve dhe skeletet e koraleve – lejojnë shkencëtarët të zgjerojnë përfundimet e tyre duke përdorur dëshmi nga një periudhë shumë më e largët.

Shkencëtarët thonë se periudha që po jetojmë tani është ndoshta periudha më e ngrohtë që planeti ka pasur në 125,000 vitet e fundit.

LEXO EDHE: Ç’rol luan industria e sigurimeve për të mbrojtur komunitetet prej dëmeve që shkaktojnë ndryshimet klimatike?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat