11.5 C
Tirana
Wednesday, December 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBahrein: Ligjvënësit votojnë Pro sigurimit të detyrueshëm shëndetësor për turistët

Bahrein: Ligjvënësit votojnë Pro sigurimit të detyrueshëm shëndetësor për turistët

Turistët që do të vizitojnë së shpejti Bahreinin do të duhet të përfshijnë sigurimin shëndetësor si pjesë e procesit të aplikimit të tyre për vizë me primet që do të përfshihen si pjesë e tarifës së vizës.

Kjo politikë e re ka marrë miratimin nga Komiteti i Shërbimeve të Parlamentit, raporton News of Bahrain.

Sipas vendimit, primi i sigurimit do të ndryshojë në bazë të mbulimit specifik shëndetësor të kërkuar, duke siguruar që vizitorët të paguajnë një shumë të drejtë.

Sipas Ligjit të Sigurimeve Shëndetësore, turistëve u kërkohet të paguajnë tarifat e sigurimit shëndetësor gjatë vizitës së tyre dhe vizat turistike nuk mund të lëshohen apo rinovohen pa dëshmi të pagesës.

SIGURIMI “SHËNDET NË UDHËTIM”

Udhëtimi jashtë vendit është një përvojë emocionuese, por mund të ndodhin sëmundje dhe aksidente të paparashikueshme.

Faturat mjekësore që rezultojnë nga kjo mund të jenë shumë të kripura ndaj ky sigurim ju mbron në rast sëmundjeje ose aksidenti kur udhëtoni jashtë vendit.

ÇFARË PËRFSHIN

-Vizita mjekësore urgjente

-Shpenzimet për medikamentet mjekësore

-Trajtime spitalore urgjente

-Riatdhesim

DËMET E MBULUARA

-Sëmundje akute

-Aksidente

-Humbja e jetes

Mësoni më shumë KËTU

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat