Gjatë periudhës janar- tetor 2024, janë paguar gjithsej 59,577,968 euro dëme ose 2.5% më shumë se sa periudhës së njëjtë janar-tetor 2023.
Kompanitë e Sigurimeve që operojnë në Kosovë gjatë periudhës janar-tetor 2024 kanë paguar afro 60 milionë euro dëme.
Banka Qëndrore, në raportin e publikuar, tregon se vlera e dëmeve të paguar është rritur në krahasim me vitin e kaluar.
“Gjatë periudhës janar-tetor 2024 janë paguar gjithsej 59,577,968 euro dëme ose vetëm 2.50% më shumë se gjatë perudhës së njejtë janar-tetor 2023”.
Sipas këtij raporti te BKQ-së numri i dëmeve të paguara gjatë periudhës janar-tetor 2024 në krahasim me periudhën e njëjte të vitit paraprak është rritur me 38,218 dëme duke arritur në 186,644 nga të cilat 186,157 dëme janë oguar nga kompanitë e sigurimit të jo-jetës dhe 487 nga kompanitë e sigurimit të jetës.
Por, gjatë kësaj periudhe kohore tregu i sigurimeve ka pasur nje rritje pre 15.05% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të viti 2023.
“Gjatë periudhës janar-tetor 2024 tregu i sigurimeve ka pësuar një rritje prej 15,05% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023. Volumi i primeve të shkruara bruto në krahasim me periudhën paraprake është rritur për 18,330, 989 euro më shumë duke arritur gjithsej shumën 140,149,726 euro”, raporton BKQ.
Numri i kontratave arriti në 1, 709,452 duke shënuar një rritje për 32.38% krahasuar me periudhën e njëjtë janar-tetor të vitit 2023.
“Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimatarinë e Jo-jetës arriti shumën 133,846,371 euro duke shënuar një rritje me masën prej 15.15% karahsuar me periudhën janar-tetor të vitit 2023. Numri i kontratave në sigurimin e Jo-jetës arriti në 1,654, 662 duke shënuar një rritje në masën prej 33.04% më shumë krahasuar me peroudhën e njëjtë janar-tetor 2023.
Po ashtu edhe volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e jetës arriti shumën 5,303,355 euro duke shënuar një rritje në masën 12,92% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit praprak.
Kurse, numri i kontratave në sigurimin e jetës arriti në 54,790 duke shënuar një rritje prej 15.15% më shumë krahasuar me periudhën e njejtë janar-tetor 2023″.
LEXO EDHE: 10-mujori 2024/ SIGAL udhëheq tregun e sigurimeve edhe në Kosovë