10.5 C
Tirana
Friday, November 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMbi 11,500 të prekur në një javë nga virozat dhe gripi/ "Teleshëndet",...

Mbi 11,500 të prekur në një javë nga virozat dhe gripi/ “Teleshëndet”, shërbimi që s’duhet të mungojë në asnjë familje

Infeksionet respiratore, gripi dhe virozat e ndryshme vijojnë të qarkullojnë me intensitet në Shqipëri, duke regjistruar 11,500 raste gjatë një jave.

Të dhënat e ISHP-së tregojnë se Bashkitë e Gjirokastrës, Durrësit, Hasit dhe Tiranës janë qytetet me rastet më të shumta të infeksioneve respiratore të sipërme dhe të poshtme.

Konkretisht në Gjirokastër të dhënat tregojnë për afro 80 raste për 10 mijë banorë, në Durrës 70 raste për 10 mijë banorë, në Has dhe Tiranë 60 dhe 55 raste për 10 mijë banorë.

Grupmosha më e prekur vijon të jetë ajo pediatrike, 0-5 vjeç duke u shoqëruar me temperaturë të larta deri në 40 gradë si dhe kollë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, infeksionet respiratore janë afro 10 % më shumë.

Sipas bluzave të bardha, ky agresivitet i virozave dhe gripit lidhet me lëvizjen e lartë të njerëzve.

Ata rekomandojnë kontaktin me mjekun për të shmangur përdorimin pa kriter të antibiotikëve dhe rëndimin e situatës shëndetësore.

“TELESHËNDET”, shërbimi që nuk duhet të mungojë në asnjë familje

Me qëllim për të qenë pranë klientëve të saj në çdo moment dhe për t’ju dhënë shërbimin e duhur shëndetësor, SIGAL, kompania më e madhe e sigurimeve në vend, ofron shërbimin inovator “TeleShëndet”, i vetmi i këtij lloji në Shqipëri.

Çfarë është TeleShëndet?

TeleShëndet është një aplikacion për telefon celular android dhe iphone, i cili pasi shkarkohet ju mundëson të komunikoni 24/7 me mjekë të përgjithshëm për çdo ankesë që mund të keni.

Shërbimet që ofron TeleShëndet janë:

– Këshillim me mjek 24/7

– Shkarkoni kartelën tuaj mjekësore

– Merrni një recetë mjekësore online

– Zbritje për shërbimet në rrjetin mjekësor Teleshëndet

RRJETI TELESHËNDET

Sot, SIGAL e ofron shërbimin “TeleShëndet” në 5 paketa kryesore duke dashur tu jape mundësinë të gjithëve të shpenzojnë pak e të përfitojnë shumë.

Por SIGAL nuk është ndalur me kaq. “TeleShëndet” mund të përdoret edhe gjatë gjithë qëndrimeve jshtë Shqipërisë, për punë apo turizëm.

Mjafton internetin dhe për çdo shqetësim shëndetësor, tuajin apo të familjarëve tuaj, mund të komunikoni në çdo kohë e në çdo moment me nje mjek të licensuar.

Nëse keni një urgjencë e cila mund të manaxhohet me një konsultë, mos e prishni rehatinë tuaj.

Aktivizoni “Teleshëndet” dhe do të habiteni sa shpejt do të zgjidhni çdo problem shëndetësor.

Një shërbim të tillë, me një kosto modeste dhe një sërë përfitimesh, nuk mund ta gjeni askund tjetër.

Ndaj mos humbisni kohë. Shkarkoni TANI aplikacionin Teleshëndet në celularin tuaj, iPhone ose Android, regjistrohuni në pak minuta dhe provoni falas për 24 orë këtë shërbim të mjekësisë moderne të sjellë nga SIGAL.

Nëse ju nevojiten më shumë shkruani në:

Whatsapp: 068 60 62 829

Ose vizitoni www.teleshendet.al

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat