Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë kanë ndaluan shtetasit I. T., 25 vjeç, banues në Tapizë dhe A. K., 22 vjeç, banues në Nikël, për veprat penale “Mashtrimi në sigurime” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 145 dhe 301/25, të Kodit Penal.
Sipas njoftimit të policisë, “më datë 04.10.2024, rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Valias-Tiranë”, shtetasi A. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Më pas, me qëllim përfitimin në mënyrë të padrejtë të dëmshpërblimit nga kompania e sigurimeve, shtetasi A. K., në bashkëpunim me shtetasin I. T., ka inskenuar një përplasje të automjetit të tij me automjetin tip “Volksvagen Golf” me drejtues shtetasin I. T., dhe iu ka paraqitur agjentëve verifikues të Policisë Rrugore, të dhëna të rreme për automjetin që sigurohet”.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë.
Rikujtojmë se, sipas Nenit 145 të Kodit Penal, mashtrimi në sigurime është vepër penale dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet.