9.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Shkodra dhe Kukësi, më të rrezikuarat nga vërshimet sot"/ Paralajmërimi i IGJEUM:...

“Shkodra dhe Kukësi, më të rrezikuarat nga vërshimet sot”/ Paralajmërimi i IGJEUM: Nga e premtja…

Pasditja e sotme do të karakterizohet me reshje shiu të cilat do të shfaqin probleme ne disa zona.

Përfaqësuesja e IGJEUM, Anira Gjoni, e ftuar në një intervistë televizive, bëri të ditur se zonat më me rrezik do të jenë Shkodra dhe Kukësi, në të cilat priten edhe problematika nga vërshimet e mundshme.

Kanë nisur me temperatura më të larta se zakonisht dita e sotme, këto do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme.

Pasdite do të kemi reshje intensive të cilat shkojnë deri shumë intensive si në qarqet Shkodër dhe Kukës, të cilat do të jenë të shoqëruara edhe me shtrëngata dhe duhet pasur kujdes se mund te shfaqen edhe problematika sa i përket daljes së përrenjve dhe problematika në qendra urbane.

LEXO EDHE: Përmbytjet në Vlorë, CEO i “SIGAL UNIQA”: Qytetarët dhe bizneset e siguruara, të dëmshpërblyer tashmë

Të enjten në mbrëmje dhe e premtja në mëngjes do të ketë rënie drastike të temperaturave.

Të premten dhe të shtunën temperaturat do të shkojnë në 0°C por fokusi kryesor do të jete sot reshjet e shiut”.

Sipas metereologes Gjoni, reshjet e shiut do të rikthehen të premten në tërë vendin kur temperaturat do të shkojnë deri nën 0 °C.

“Edhe ne qarqet e tjera si Dibra, Lezha, Durrësi, Tirana, Elbasani, Vlora dhe Gjirokastra presim që reshjet të jenë mesatare dhe lokalisht shkojnë deri intensive , do ët jenë të shoqëruar me shtrëngata, në formën e rrebesheve dhe priten problematika. Reshjet do të jenë të shtrira në tërë vendi, të njëjtën presim ndërprerje te reshjeve që do të rikthehen të premten dhe do të kemi intensitetet të shtuar në qarqet jugut, ku do të jenë më problematike Vlora dhe Gjirokastra, për sa i përket të premtes.

Gjatë mbrëmjes së të premtes dhe shtunës në mëngjes, do të kemi në zonat malore reshje ne formën dëbore dhe kjo sjell edhe rënien e temperaturave që do të shkojnë edhe nën 0 °C edhe në zonat e ulëta.”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat