12.5 C
Tirana
Friday, November 15, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShkaku i tretë i vdekjeve/ 15 Nëntori, Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të...

Shkaku i tretë i vdekjeve/ 15 Nëntori, Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave nga Aksidentet Rrugore

15 Nëntori është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave nga Aksidentet Rrugore!

Ndonëse autoritetet flasin për progres në sigurinë rrugore, të dhënat në terren tregojnë të kundërtën duke i bërë aksieldentet rrugore një problem shumë shqetësues. Ndaj NDËRGJEGJËSIMI duhet të jetë në FOKUSIN tonë!

Me shtimin e automjeteve në qarkullim janë shtuar nga viti në vit edhe aksidentet rrugore.

Kështu në 9-mujorin e parë vjet u regjistruan 863 aksidente rrugore, ndërsa sivjet u regjistruan plot 1228 aksidente rrugore në të njëjtën periudhë (një rritje me 42%).

Ky shtim i rasteve ka sjellë një rritje të ndjeshme në numrin e viktimave dhe të plagosurve, i cili ka shkuar nga 122 persona në shtator 2023 në 195 persona në shtator 2024.

Ndërkohë, nëse analizën e shtrijmë në periudhën Janar-Shtator të vitit 2024, vëmë re se numri i aksidenteve ka arritur në 1,228, gati dyfish më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Një aspekt shqetësues është edhe rritja e numrit të femrave të përfshira në aksidente gjatë këtij viti. Në muaj shtator 2024 janë 84.6% më shumë femra të aksidentuara krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar. Ndërkohë, në harkun kohor të nëntë muajve rritja është 50%.

DISA NGA SHKAQET KRYESORE TË AKSIDENTEVE RRUGORE

Në një intervistë të para pak viteve, CEO i kompanisë së sigurimeve “SIGAL UNIQA Group Austria”, z.Avni Ponari, rëndiste disa prej shkaqeve që e bëjnë Shqipërinë një ndër vendet me më shumë aksidente rrugore.

Drejtimi i mjetit pa praktikën e duhur, drejtimi i tij në moshë të madhe, humbja e reflekseve… 

– Infrastrukura rrugore. Nuk ka asnjë normë qarkullimi, pasi diku punohet e diku zgjerohet, diku tjetër rikonstruktohet por nga ana tjetër lejohet kalimi i automjeteve e të tjera situata si këto, të cilat nuk paralajmërohen pa asnjë shenjë dalluese, pa asnjë sinjalistikë si gjatë ditës ashtu edhe gjatë natës. Sa aksidente kanë ndodhur në këto rrugë? Të gjithë e dimë, por të gjithë heshtim. Por kush është përgjegjësi dhe pse nuk penalizohet së paku financiarisht për dëmet e shkaktuara?

 

– Humbja e vëmendjes. Rreth 90% e aksidenteve në zonat urbane ndodhin për shkak të humbejs së vëmendjes, ku pjesën më të madhe e zë përdorimi i celularit.

Mjetet tejet të amortizuara në përdorim

Mungesa e sinjalistikës në rrugët hyrëse e dalëse

– Drejtimi i automjeteve nën efektin e alkoolit

– Sistemi rrugor shqiptar nuk ekziston askund

– Përdorimi i gomave të konsumuara nga drejtuesit e mjeteve dhe përdorimi i gomave të njëjta si në dimër ashtu edhe në verë.

AKSIDENTET RRUGORE, CËNIM I SIGURISË KOMBËTARE

Pasojat e aksidenteve rrugore, sa i përket sigurisë njerëzore, nuk kufizohen vetëm tek humbjet njerëzore, por pasojë direkte e tyre janë edhe kërcënimet që shkaktohen sa i përket sigurisë ekonomike, sigurisë shëndetësore dhe asaj personale.

Pra, disa aspekte jetike të sigurisë, në kuptimin komponentëve të definuar sipas autorit Barry Buzan, preken drejtpërdrejtë, duke pasur pasoja kështu edhe për sigurinë kombëtare të vendit në përgjithësi.

Në kuptimin e sigurisë ekonomike, që shkaktojnë aksidentet rrugore si kërcënim, pasojat janë shumëdimensionale.

Humbja e jetëve apo lëndimi i personave që janë pjesë aktive e forcës punëtore, ka pasoja ekonomike edhe për familjet e tyre. Duke qenë se numri më i madh i aksidenteve shkaktohen në vendet me të ardhura të ulëta, këto pasoja kanë efekte direkte në rritjen e varfërisë së këtyre familjeve. Numri i ditëve të punës që i aksidentuari humbin, edhe nëse kanë fat dhe i mbijetojnë aksidentit, ndikon në të ardhurat personale dhe ekonominë familjare.

Përveç kësaj, aksidentet gjenerojnë edhe shpenzime tjera që janë vështirë të përballueshme për të prekurit si: shpenzimet për funeral, shpenzime për procedura eventuale ligjore, shpenzime administrative, shpenzime mjekësore etj.

Jo rrallë të përfshirë në aksidente janë ata që përbejnë pjesën më produktivitetin më të madh ekonomik për një vend: biznesmenët, menaxherët, ekspertët, inxhinierët, mësuesit etj. Kjo nënkupton se aksidentet do të kenë efekte të drejtpërdrejta edhe në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Aksidentet rrugore vlerësohen si kërcënim për sigurinë shëndetësore sepse, siç edhe nënkuptohet, rrisin numrin e atyre që kërkojnë trajtim mjekësor dhe kur ky shërbim nuk është adekuat, jeta e njerëzve rrezikohet seriozisht.

Përveç efekteve fizike, aksidentet kanë edhe pasoja psikologjike për viktimat dhe familjet e tyre, trajtimi i të cilave kërkon shërbime të specializuara dhe të kushtueshme të shëndetit mendor…

SIGURIMI I PËRGJEGJËSISË NDAJ PALËVE TË TRETA

Aksidentet rrugore janë shkaku i tretë i vdekjeve pas sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru. Por urgjencat nga traumat në rrugë po kapin nivele shqetësuese. 9-10 aksidente ndodhin çdo ditë në rrugët e Shqipërisë, të raportuara. Pasi shumë aksidente edhe nuk bëhen publike.

Përballë këtij fenomeni drejtuesit e automjeteve duhet të jenë të ndërgjegjshëm, të kryejnë sigurimin e përgjegjësisë ndaj palëve të treta, ose siç e njohim ndryshe TPL.

Një aksident, veç pasojave materiale apo fizike, ka edhe kosto të larta financiare për përgjegjësin e aksidentit, gjë që e thellon edhe më shumë ngjarjen.

Kompanitë ndihmojnë drejtuesit ta heqin këtë përgjegjësi nga vetja, duke ia marrë ato përsipër mbulimin e dëmit të shkaktuar.

Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta, na mbron duke ofruar garanci dhe pagesë financiare për çdo dëm material.

Mos kryerja e këtij sigurimi automatikisht bën që në rast aksidenti, shkaktari të paguajë nga xhepi çdo dëm që shkakton tek të tretët.

Duke parë situatën në vend, mund të themi me bindje se aksidentet rrugore në Shqipëri por dhe në të gjitha vendet e tjera (kryesisht ato në zhvillim)  përbëjnë një kërcenim serioz të sigurisë kombëtare.

Përballë këtyre sfidave, institucionet shtetërore duhet t’i trajtojnë aksidentet rrugore me prioritet dhe së bashku me ekspertë të fushës duhet të punojë intensivisht për ti futur në top-prioritetet.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat