10.5 C
Tirana
Thursday, November 14, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNë emër të dashurisë dhe jetës/ Sigurimi nga sëmundjet kritike, 3 arsye...

Në emër të dashurisë dhe jetës/ Sigurimi nga sëmundjet kritike, 3 arsye kryesore pse është i rëndësishëm

Kohë më parë sëmundjet kërcënuese për jetën, si tumoret apo kancerët, konsideroheshin patologji të rralla. Por sot nuk është më kështu. Diagnoza e kancerit është bërë më e shpeshtë nga ç’mund të mendonim. Në Shqipëri diagnostikohen rreth 7500-800 raste të reja me tumor çdo vit.

Mënyra jo e shëndetshme e të ushqyerit, duhanpirja, mungesa e aktivitetetit fizik, së bashku me orët stresuese të punës, kanë kontribuar shumë në përshkallëzimin e këtyre sëmundjeve, gjë që e bën secilin nga ne të pyesë veten nëse sigurimi shëndetësor shtetëror është vërtet i mjaftueshëm?

Një diagnozë e një sëmundjeje kritike nuk është vetëm një shok emocional dhe psikologjik për pacientin dhe të dashurit e tij, por gjithashtu mund të konsumojë kursimet brenda pak ditësh.

Shpenzimet e larta për ndërhyrje, radioterapi, kimioterapi, etj., rrënojnë financat e një familjeje me ekonomi mesatare. Prandaj është bërë e domosdoshme për të gjithë që të investojmë në një policë, e cila na siguron dhe mbrojtjen financiare në rastet e sëmundjeve kritike.

Por çfarë është një policë që përfshin mbulimin nga sëmundjet kritike?

Siç sugjeron edhe emri, një policë, e cila përfshin sëmundjet kritike, është një lloj i veçantë i policës së sigurimit, shuma e sigurimit të së cilës mund të përfitohet kur i siguruari diagnostikohet me një sëmundje kritike ose kërcënuese për jetën, duke lejuar kështu mbajtësin e policës t’i nënshtrohet trajtimeve pa u shqetësuar për ndikimin në kursimet e tij dhe të familjes.

Në listën e sëmundjeve të mbuluara nga këto polica përfshihen: kanceri, goditja cerebrale, ataku kardiak, infarkti, paraliza, transplantet etj.

Më poshtë po ju japim 3 arsye kryesore pse duhet investuar pikërisht në një policë të sëmundjeve kritike:

1. Ndjesia e qetësisë dhe stabilitetit gjatë kohës së kurimit: Duke ditur se do të mbuloheni financiarisht në rast diagnostikimi me një sëmundje kritike, sigurimi mund të ofrojë një ndjenjë stabiliteti në kohë stresuese. Polica e sigurimit ofron një shumë parash e cila do të përdoret nga pacienti për mbulimin e faturave të ndryshme mjekësore, kostove të shtrimit në spital, operacioneve, kimioterapi, radioterapi etj.

2. Sëmundjet kritike kushtojnë shumë para: Trajtimi i sëmundjeve të tilla mund t’ju shterojë kursimet, teksa faturat grumbullohen vazhdimisht. Një sigurim nga sëmundjet kritike ofron mbulime më të mëdha, duke ju lejuar kështu, që të përqendroheni në marrjen e trajtimit në vend që të shqetësoheni për shpenzimet.

3. Ju përqendroheni vetëm në përzgjedhjen e trajtimit më të mirë të mundshëm: Kur dikush diagnostikohet me një sëmundje kërcënuese për jetën, zakonisht dëshiron të kërkojë trajtim nga mjekët më të mirë. Shumat më të larta të siguruara ju japin fleksibilitetin për të zgjedhur trajtimin më të mirë, pa u ndjerë të stresuar.

Përpara se të investoni në një policë të sëmundjeve kritike, nuk mjafton vetëm të dihet një informacion i përgjithshëm rreth sëmundjeve kritike, por duhen marrë parasysh edhe disa pika përpara se të investoni në këtë policë:

  • Njihuni me të gjitha sëmundjet e mbuluara dhe investoni në një policë që ofron mbulim maksimal.
  • Sigurohuni që jeni në dijeni edhe për sëmundjet që nuk mbulohen nga polica. Në këtë rast, konsideroni të pajiseni dhe me policë sigurimi shëndeti privat, e cila mbulon shpenzimet tuaja shëndetësore në rast aksidenti apo sëmundjesh të tjera.
  • Sigurohuni që e kuptoni në detaje procedurën për paraqitjen e një kërkese për përfitim, në mënyrë që të mos keni vonesa të panevojshme
  • Merrni parasysh moshën tuaj kur blini një policë sigurimi. Një policë e blerë kur jeni nën 30 vjeç, vjen me prime më ekonomike sigurimi.

SIGAL UNIQA ofron disa paketa sigurimi për mbulimin e sëmundjeve kritike.

Për t’u informuar për detajet e këtyre produkteve klikoni këtu ose kontaktoni ekspertët e SIGAL në Whatsapp: +355 686062829 ose përmes e-mail: [email protected].

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat