Mijëra vullnetarë vijuan punën ëpr të larguar ujin nga ndërtesat e përmbytura në Valencia.
218 viktima u regjistruan si pasojë e përmbytjeve më të këqia që goditën Spanjën në historinë e saj moderne. Por numri i viktimave mund të rritet akoma më shumë pasi po vijojnë kërkimet për të zhdukurit.
Rreth 17,000 ushtarë, oficerë policie, roje civile dhe zjarrfikës kaluan ditën e gjashtë duke shpërndarë ndihma, dhe duke riparuar infrastrukturën e dëmtuar.
Rrugët dhe hekurudhat po riparoheshin gradualisht, ndërsa 60% e rrjetit telefonik është restauruar, u tha gazetarëve ministri i qeverisë Angel Victor Torres. Pothuajse i gjithë rrjeti elektrik u rikthye dhe 93% e popullsisë së prekur ka akses në rrjetin e gazit, tha Rosa Touris, zëdhënëse e organit që koordinon punën e shpëtimit në rajonin e Valencias.
Zhytësit të hënën përqendruan kërkimin e tyre për trupat e zhdukur në garazhe dhe një parking makinash shumëkatëshe në qytetin e Aldaia.
Sipas llogaritjeve paraprake, dëmet e shkaktuara mund të arrijnë në miliarda euro.
LEXO EDHE: 9-mujori 2024/ Humbjet e siguruara nga katastrofa natyrore, mbi 102 miliardë dollarë