Grupi global i ndërmjetësimit “Aon” se, vlerëson humbjet e industrisë së sigurimeve nga katastrofat natyrore në nëntë muajt e parë të 2024-ës arrin në të paktën 102 miliardë dollarë, me uraganin Milton dhe ngjarjet shtesë që priten në pjesën tjetër të vitit, të gatshme për ti çuar humbjet e siguruara vjetore në mbi 125 dollarë.
Nga 1 janari deri më 30 shtator 2024, Raporti i Katastrofës Globale të Tremujorit të tretë të Aon nxjerr në pah të paktën 280 fatkeqësi natyrore në mbarë botën, duke sjellë humbje ekonomike prej të paktën 258 miliardë dollarësh, ose 27% më shumë se 9-mujori 2023 (351 miliardë dollarë) dhe gjithashtu nën mesataren prej 277 miliardë dollarësh.
Humbjet e siguruara prej 102 miliardë dollarësh për 9-mujorin 2024 janë rritur nga 88 miliardë dollarët e vitit të kaluar dhe mbi mesataren prej 79 miliardë dollarësh.
59 miliardë dollarë, ose 58% e humbjeve të siguruara gjatë kësaj periudhe erdhën nga stuhitë e forta konvektive (SCS), ndërsa 21 miliardë dollarë, ose 21% erdhën nga ciklonet tropikale.
Deri në fund të tremujorit të tretë të 2024, fatkeqësitë natyrore rezultuan në rreth 13,000 viktima, që në fakt është më e ulëta që nga viti 1986, sipas Aon.