20.5 C
Tirana
Monday, October 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetAksident i trefishtë në Lezhë-Shkodër, dy të plagosur, mes tyre edhe një...

Aksident i trefishtë në Lezhë-Shkodër, dy të plagosur, mes tyre edhe një grua shtatzanë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Gocaj, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Në aksident janë përfshirë tre automjete dhe për pasojë janë plagosur dy persona, mes tyre dhe një grua shtatzanë.

“Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, automjeti me drejtues shtetasin S. T. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. B. dhe me automjetin me drejtues shtetasin M. G..

Si pasojë janë dëmtuar shtetasi M. G. dhe pasagjerja në automjetin e shtetasit M. B., shtetasja E. B., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat