-0.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetLargimi i të një të riu kushton 15 mijë euro/ Ja sa...

Largimi i të një të riu kushton 15 mijë euro/ Ja sa humbet Shqipëria nga emigrimi

Individët në moshë pune që emigrojnë, i sjellin vendin humbje deri në 15 mijë euro. Ndërkohë, në total, për të gjitha largimet vjetore humbja arrin deri në 1 miliard euro.

 

Shqipëria humb deri në 1 miliard uro në vit nga emigracioni i të rinjve.

 

Shifra del në studimin e fundit të fondacionit, Westminster i cili llogarit se për çdo person të ikur humbja është rreth 15 mijë euro.

 

Studimi merr në konsideratë daljen e 41 700 personave të larguar vitin fundit, nga të cilët 37 500 ishin në moshë pune. Duke llogaritur se ata arritën qëllimin dhe u punësuan menjëherë në vendin pritës, humbja e vlerës bruto të shtuar arrin në 455 milionë euro, me efekt direkt në Prodhimin e Brendshëm Bruto.

 

Kanali tjetër i dëmit konsiderohen investimet e humbura në arsim.

 

Një i ri që ka përfunduar studimet në vitin 2018, për shkollën fillore kushton rreth 6,000 euro, për shkollën e mesme 9,300 euro dhe për arsimin e lartë 18,300 euro.

 

Nëse llogaritet edhe kostoja e studimeve doktorale ato arrijnë 32 mijë euro dhe largimi i të rinjve, e çon koston e humbjes nga 200 deri në 500 milionë euro në vit.

 

Nga ana tjetër, përfitimet që merr vendi nga emigrantët janë remitancat, të cilat bashkë me burimet e tjera, që vijnë nga jashtë e që arrijnë deri në 1 mld euro në vit, arrijnë të balancojnë peshën humbjes ekonomike nga emigrimi.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat