Kur jemi përballë një diagnoze të re mjekësore, ndodh shpesh që të hutohemi. Marrja e vendimeve mund të jetë shumë e vështirë, veçanërisht kur duhet të zgjedhim mes disa opsionesh trajtimi.
Por si mund ta dimë nëse jemi diagnostikuar saktë apo po marrim trajtimin e duhur?
Është plotësisht e arsyeshme që të merret një “Opinion i Dytë Mjekësor” kur perballemi me situata shëndetësore që na ndryshojnë jetën apo edhe e rrezikojnë atë.
Një “Opinion i Dytë Mjekësor” na ndihmon që:
– Të bëhemi një pacient më i informuar duke përfituar më shumë njohuri mbi sëmundjen. Për rrjedhojë jemi më të aftë për të marrë vendime që kanë pasoja afatgjata.
– Konfirmojmë nëse diagnoza që po marrim është e saktë.
A janë kryer të gjitha studimet dhe testet e nevojshme dhe a janë interpretuar saktë? A ka diagnoza të tjera që duhen marrë në konsideratë si shkaktarë të gjendjes sonë shëndetësore?
– Konfirmojmë që trajtimi i rekomanduar është i saktë.
A po sjell ky trajtim rezultatin e dëshiruar? A janë diskutuar të gjitha alternativat e trajtimit?
– Krahasojmë rezultatet e trajtimeve që na kanë.
Duke marrë një opinion të dytë, ne sigurohemi që jemi diagnostikuar saktë dhe qe do të marrim trajtimin më të përshtatshëm dhe optimal.
Një opinion i dytë mund të na rekomandojë trajtime që eleminojnë nevojën e procedurave te panevojshme invazive apo kirurgjikale.
KUR JEMI NË MUAJIN E NDËRGJEGJËSIMIT NDAJ KANCERIT TË GJIRIT, ÇFARË MUNDËSON SIGAL UNIQA?
Përveç shumë paketave që i dedikohen sëmundjeve kritike, SIGAL UNIQA, si kompania lidet e sigurimeve në Shqipëri, ofron edhe shërbimin e “Opinioni të Dytë Mjekësor”.
Falë SIGAL UNIQA ky shërbim është i aplikueshëm në 60 shtete, duke bërë të mundur që klientët e saj të marrin shërbime në spitalet dhe klinikat më të në 5 kontinente.
Ky shërbim u mundëson klientëve të SIGAL UNIQA të marrin trajtimet e duhura në spitalet më të mira në Europë dhe jo vetëm, mes të cilëve mund të përmendim:
– Humanitas Research Hospital në Milano, Itali
– Spitali Rudolffinerhouse në Vjenë, Austri
– Spitali Confraternitaet në Vjenë, Austri
– Spitali Memorial në Stamboll, Turqi
– Harvard Medical School, në SHBA
– Baylor University, Medical Center në Dallas, SHBA
– Cleveland Clinic, në Cleveland, SHBA
– Insitute of Oncology, në Barcelonë, Spanjë
Si përfundim, një “Opinion i Dytë Mjekësor” ju ndihmon të merrni vendimin më të mirë për shëndetin tuaj.
Për më shumë informacione, kontaktoni tani në:
E-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 60 62 829