0.5 C
Tirana
Sunday, December 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetEcuria e tregut të sigurimeve janar-gusht 2024/ Dominon Jo-Jeta, sigurimet vullnetare rreth...

Ecuria e tregut të sigurimeve janar-gusht 2024/ Dominon Jo-Jeta, sigurimet vullnetare rreth 40%

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF) publikoi këtë të hënë raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar-gusht 2024.

 

Sipas raportit, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-gusht kapën vlerën 16,349 milionë lekë, ose 6.64% më shumë se në janar-gusht 2023.

 

Gjatë 8-mujorit, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,051,878 me një rritje prej 8.32% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.85% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.11% dhe risigurimi me 0.036% .

 

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 39.93% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 60.07% të totalit të tregut.

 

Gjatë periudhës janar-gusht 2024, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 5,595 milionë lekë, ose 29.04% më shumë se në periudhën  janar – gusht 2023.

 

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

 

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar – gusht 2024 arritën rreth 9,820 milionë lekë, ose 8.28 % më shumë se në periudhën  janar – gusht 2023.

 

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën  janar – gusht 2024, pati një rritje prej 10.50 % të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 10.03% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Produkti Karton Jeshil në periudhën  janar-gusht 2024 pati një rritje prej 1.86% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 19.77% krahasuar me periudhën janar-gusht 2023.

 

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën  janar – gusht 2024, pati një ulje 10.88% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën  janar – gusht 2023. Edhe numri i kontratave u ul me 11.18%.

 

Sigurimi Vullnetar

 

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë muajit janar-gusht 2024 arritën rreth 6,529 milionë lekë, 4.26% më shume se në periudhën  janar-gusht 2023. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 3.99 % krahasuar me periudhën  janar – gusht 2023.

 

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë këtij 8-munori, patën një rritje me 3.27%  kundrejt 8-mujorit 2023.

 

portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë muajit janar – gusht 2024 siguruan mbi 2,830 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 71.80%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 19.05% të totalit.

 

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë muajit janar – gusht 2024, vihet re një rritje prej 3.51% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 2.89% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën  janar – gusht 2023.

 

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë muajit janar – gusht 2024, arritën në rreth 993 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 2.80% në krahasim me periudhën  janar – gusht 2023.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar – gusht 2024, arritën rreth 1,326 milionë lekë, ose 8.86% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë muajit janar – gusht 2024 u rriten me 29.04% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 4,089 milionë lekë, apo 73.09% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

 

RAPORTI I PLOTË

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat