Ndryshe nga dy ditë më parë ku moti ka qenë kryesisht me reshje dhe rrebeshe në disa zona, e enjtja e 26 shtatorit do të rikthejë temperaturat e verës.
Meteorologia Tanja Porja tha për A2 se dita do të jetë me diell dhe temperaturat do të arrijnë në mesditë deri në 30 gardë celsius.
“Diell gjatë ditës së sotme, termometri në mesditë do të ngjitet deri në 30 gradë celsius. Era në drejtim veriperëndimor me shpejtësi mesatare. Diell në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Vranësira në pjesën perëndimore dhe në qendër”.
Sipas saj edhe dy ditët në vijim do të jenë me diell dhe temperatura të larta.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 12/25°C
– Zonat e ulëta 16/30°C
– Zonat bregdetare 16/30°C