17.5 C
Tirana
Thursday, September 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNdahet nga jeta në moshën 44-vjeçare ish deputeti i PD

Ndahet nga jeta në moshën 44-vjeçare ish deputeti i PD

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, është ndarë nga jeta këtë të mërkurë.

Bogdani ka pësuar infarkt teksa ka qënë duke konsumuar kafe në qendër të Tiranës dhe është transportuar me urgjencë për në Qendrën Spitalore Nënë Tereza Spital, por nuk ia ka dalë.

Kush ishte Gerti Bogdani?

I lindur në Tiranë më 1980 dhe i diplomuar në Universitetin Politeknik të Nju-Jorkut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bogdani nis angazhimin në politikë në vitin 2005.

Në vitin 2007, nis detyrën si Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë i PD, detyrë që mbajti deri në vitin 2019. Po në vitin 2007 kandidoi në Zgjedhjet Vendore, duke u zgjedhur kryetar i Minibashkisë numër 10 në kryeqytet.

Në vitin 2009, Gerti Bogdani, kandidoi në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009 dhe zgjidhet deputeti më i ri në Kuvendin e Shqipërisë. Në vitin 2013 fiton një mandat të dytë si deputet i PD. Gjatë dy mandateve parlamentare shërben në komisionin e Integrimit Europian dhe në komisionin e Medias.

Bogdani ishte martuar me aktivisten Edlira Çepani dhe kishte dy fëmijë.

LEXO EDHE: Pse ‘check up’-et janë të rëndësishme për shëndetin? Çfarë ofron SIGAL UNIQA

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat