Kati i gjashtë i një pallati në Astir është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të enjteje. Fatmirësisht nuk raportohet për viktima pasi Policia ka evakuuar të gjithë banorët, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve.
“Më datë 18.11.2021, rreth orës 08:53 në rrugën “Teodor Keko”, ka rënë zjarr në katin e gjashtë të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale. Sherbimet e Policisë bënë evakumin e menjëhershëm të banorëve të pallatit.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.
Ndërkohë, siç shihet nga pamjet e mëposhtme zjarri ka rënë në katin e fundit të një pallati të banuar.