9.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBëhet gjithmonë e më e vështirë blerja e një banese, por jo...

Bëhet gjithmonë e më e vështirë blerja e një banese, por jo sigurimi i saj/ 1 Euro për m2 në vit për ta mbrojtur pasurinë tuaj nga çdo rrezik

Blerja e një apartamenti në Tiranë po bëhet gjithnjë e më e papërballueshme.

 

Rreth 53% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej agjentëve janë blerë me hua bankare, të cilat në 65% të rasteve kanë mbuluar deri në 60% të vlerës së banesës.

 

Banka e Shqipërisë ka raportuar një rritje prej 16.9% të çmimit të banesave në rang vendi, ndërsa shitjet në kryeqytet regjistruan gjithashtu një rritje prej 23.5% ndaj periudhës paraardhëse.

 

Agjenti i Pasurive të Paluajtshme, Jani Nini, thotë për Scan se cilësia e lartë e ndërtimit është një prej faktorëve që kanë ndikur në rritjen e çmimeve të banesave, teksa shpjegoi dhe cilat janë zonat më të preferuara për klientët dhe ato më të shtrenjtat.

 

“Në gjashtëmujorin e parë të paktën, ka pasur një rritje të çmimit të pronave, një rritje më konstante në raport me vitet e tjera. Është një rritje e çmimeve edhe për shkak të cilësisë së ndërtimit. Kryesisht, rritje kanë pësuar zonat qendrore, që përfshijnë Unazën e Vogël. Zonat më të preferuara për qira janë ato brenda Unazës, por ato më të përballueshme janë kryesisht zonat që janë më larg se qendra ose ato që përfshijnë një perimetër pak më të distancuar nga Unaza e Vogël. Pjesa më e përballueshme pastaj, edhe për blerje, është po ashtu periferia, Astiri, Fresku, Paskuqani ndoshta, që po merr një zhvillim tjetër. Zonat më të kërkuara dhe më të shtrenjta janë Blloku, qendra me pjesët rreth Sheshit Skënderbej, si dhe pastaj gradualisht duke rënë është edhe çdo zonë brenda Unazës së Vogël, ndoshta Komuna e Parisit, edhe Liqeni i Thatë që edhe pse nuk ka një lidhje të drejtpërdrejtë me qendrën, pra ka pak distancë, sërish ka preferenca”.

 

Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë?

 

Asnjë nga ne nuk është i sigurt përsa i përket sigurimit të pronës sepse askush prej nesh nuk mund të parashikojë ngjarjet e papritura që mund të na cënojnë edhe financiarisht.

 

Nëse shtëpia juaj shkatërrohet apo dëmtohet nga zjarri, uji apo tërmeti, a mund t’i përballoni shpenzimet e rindërtimit?

 

Nëse shkatërrohen edhe sendet tuaja personale, a keni mundësi t’i zëvendësoni ato?

 

Nëse shtëpia juaj bëhet e pabanueshme, a mund të përballoni strehim të përkohshëm në një shtëpi tjetër?

 

Nëse përgjigja për këto pyetje është “Jo” atëherë Sigurimi i Shtëpisë është një domosdosshmëri për ju.

 

Duke nisur nga një vlerë prej 5,000 Lekësh në vit ju mund të siguroni banesën tuaj nga një mori rreziqesh. Kjo do t’ju dhurojë edhe një qetësi mendore pasi për çdo dëm të papritur është kompania e sigurimit ajo që përgjigjet financiarisht.

 

 

Mbroni investimin tuaj më të rëndësishëm nga zjarri, ngjarjet aksidentale apo katastrofat natyrore.

 

Blini këtë sigurim të rëndësishëm Online KËTU

 

Ose kontaktoni tani në:

 

Numrin pa pagesë: 0800 31 31

 

E-mail: [email protected]

 

LEXO EDHEPortali ndërkombëtar: “SIGAL UNIQA” mbetet grupi më i madh i sigurimeve në Shqipëri

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat