1.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBesueshmëri, përgjegjësi, shërbim ekselent ndaj klientit/ Raporti i BQK: SIGAL UNIQA mbetet...

Besueshmëri, përgjegjësi, shërbim ekselent ndaj klientit/ Raporti i BQK: SIGAL UNIQA mbetet lidere e sigurimeve në Kosovë

Banka Qëndrore e Kosovës publikon raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Kosovë për periudhën janar-korrik 2024.

 

Sipas BQK, gjatë kësaj periudhe tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 15.69% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ndërsa volumi i primeve të shkruara bruto në krahasim me periudhën paraprake është rritur për 13,365,933 euro më shumë duke arritur gjithsej shumën prej 98,570,252 euro.

 

Numri i kontratave arriti në 1,237,591 duke shënuar një rritje për 38.18% krahasuar me periudhën e njëjtë Janar-Korrik të vitit 2023.

Volumi i primeve të shkruara bruto në veprimtarinë e Jo-Jetës arriti shumën 94,057,422 euro duke shënuar një rritje në masën prej 15.99% krahasuar me periudhën Janar-Korrik 2023.

 

Numri i kontratave në sigurimin e Jo-Jetës arriti në 1,195,172 duke shënuar një rritje në masën prej 39.69% më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë Janar-Korrik 2023.

 

Ndërkohë, numri i dëmeve të paguara gjatë periudhës Janar-Korrik 2024 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak është rritur për 25,179 dëme duke arritur në 131,628 nga të cilat 131,296 dëme janë paguar nga kompanitë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 332 nga kompanitë e sigurimit të jetës.

 

 

Sa i përket 10 kompanive të sigurimit që operojnë në Kosovë, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të kryesojë tregun në sigurimet e Jo-Jetës.

Madje, krahasuar me 7-mujorin 2023, besimi te kjo kompani ka ardhur në rritje duke zënë 15% të totalit të tregut.

 

 

Sa i përket dëmeve të paguara, në periudhën janar-korrik 2024, SIGAL UNIQA Kosovë ka paguar afro 4,5 milionë euro tek klientët e saj.

 

Korrektësia në pagimin e dëmeve, profesionalizmi dhe ofrimi i produkteve më të mira ka bërë që SIGAL UNIQA Group Austria-Kosovë të jetë lidere edhe sa i përket sigurimeve vullnetare.

 

Raporti i plotë i BQK

 

SIGAL UNIQA Group Austria – Kosova

 

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA – Kosova u themelua në vitin 2003 ndërsa në vitin 2011 do të themelohej edhe SIGAL UNIQA LIFE – Kosova.

Sot, pas më shumë se 20 vjetësh, ajo mbetet kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Kosovë dhe zotëron mesatarisht rreth 15% të volumit të përgjithshëm të primeve në një treg ku operojnë 10  kompani.

Gjatë këtyre viteve, SIGAL UNIQA ka njohur rritje vit pas viti dhe aktualisht numëron mbi 202 milionë Euro prime dhe mbi 86 milionë euro dëmshpërblime tek klientët e saj.

Një tjetër “armë” e fortë e SIGAL UNIQA – Kosova është edhe shërbimi profesional ndaj klientit. Jo vetëm duke qenë pranë tyre kur ata kanë më shumë nevojë, në momentin e dëmshpërblimit, por edhe duke ofruar atyre produkte novatore që lehtësojnë përditshmërinë e tyre.

Këtu mund të përmendim “Teleshëndet”, “AutoSOS” apo platformën e blerjes online të sigurimeve, e cila u mundëson klientëve aksesim më të shpejtë, më të thjeshtë dhe mbi të gjitha më me më pak kosto të çdo siguracioni që u nevojitet.

Pas gjithë kësaj pune kolosale qëndron një staf drejtues i përgjegjshëm dhe staf punonjësish dhe agjentësh të mirëtrajnuar.

Qindra punonjës të SIGAL UNIQA kanë marrë trajnime profesionale, jo vetëm në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedonimë e Veriut por edhe në Vjenë.

Sepse prej vitit 2007, SIGAL UNIQA Group Austria është pjesë e një prej grupeve kryesore të sigurimeve në Europë, me një eksperiencë mbi 200-vjeçare, “UNIQA Insurance Group”.

Por SIGAL UNIQA Group Austria – Kosovë ka qenë edhe një nga kontribuesit kryesor të jetës ekonomiko-financiare të vendit. Gjatë këtyre viteve ajo jo vetëm që ka kryer mbi 12 milionë euro investime por ka qenë suportuese e Sportit, Artit, Kulturës e shumë fushave të tjera.

Ndaj sot, SIGAL UNIQA në Kosovë është simbol i besueshmërisë, përgjegjësisë dhe shërbimit ekselent ndaj klientit.

Për këto arsye dhe jo vetëm kompania është vlerësuar nga institucionet vendase dhe ndërkombëtare me çmime dhe certifikata të shumta.

Sot SIGAL UNIQA mbulon gjeografikisht të gjithë Kosovën përmes dhjetëra degëve dhe agjencive në çdo skaj të vendit. dërsa prej vitesh është brendi më i preferuar i qytetarëve për sigurimin e jetës, shëndetit, pronës dhe automjetit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat