Reshjet intensive që goditën Austrinë, Republikën Çeke, Poloninë dhe Sllovakinë midis 16-20 gushtit, ka shkaktuar humbje të siguruara që arrijnë në dhjetëra milionë euro.
Kështu thotë raporti më i fundit nga “Aon Weekly Cat”.
Por teksa vlerësimet vazhdojnë, humbjet ekonomike ka të ngjarë të shkojnë në qindra milionë në ditët në vijim, thotë Aon.
Në të gjithë pjesët e Austrisë, shira të dendur, përmbytje të shpejta dhe rrëshqitje të dheut u panë veçanërisht në 16-17 gusht. Në St. Anton am Arlberg, përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut shkatërruan rrugë dhe shumë automjete.
Si rezultat i reshjeve rekord, vetëm në Vjenë u raportuan rreth 600 incidente. Shumë njerëz u shpëtuan nga automjetet e bllokuara dhe ndërtesat e përmbytura, ndërkohë që pati edhe bllokim të trafikut.
Raste të shumta të përmbytjeve të shpejta u raportuan gjithashtu në pjesë të ndryshme të Republikës Çeke, veçanërisht më 18 gusht.
Siguruesit u përballën me qindra dëme dhe me më shumë kërkesa që priten të depozitohen në ditët në vijim.
Përmbytje të mëdha përfshinë gjithashtu edhe Poloninë si rezultat i intensitetit të lartë të reshjeve të vëzhguara në zonat urbane.
Rrugë të shumta u përmbytën në Varshavë, më 20-21 gushtit.
Situatë e vështirë u raportua edhe nga pjesë të tjera të vendit, përfshirë Zamość, i cili vendosi rekordin e reshjeve.